Putin: Rusia nuk po planifikon luftë kundër Evropës

Putin: Rusia nuk po planifikon luftë kundër Evropës

Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka mbajtur fjalën e tij në takimin e bordit të ministrisë ruse të Mbrojtjes, të zhvilluar këtë të martë (19 Dhjetor).

Udhëheqësi rus është shrpehur se Rusia nuk po planifikon një luftë kundër Evropës, teksa pranoi se aktiviteti i NATO-s është rritur, raporton Sky News.

Sipas Putinit, trupat strategjike ruse ishin në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe Moska do të vazhdojë operacionin special ushtarak në Ukrainë derisa të realizojë qëllimet e saj.

Ai akuzoi gjithashtu SHBA-në për shfrytëzimin e Evropës për interesat e veta.

Putin ka thënë gjithashtu, pa dhënë detaje, se anëtarësimi i Finlandës në NATO do të krijonte “probleme” për vendin nordik.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë