MOSKE - Presidenti rus, Vladimir Putin mohoi që Moska të jetë izoluar ndërkombëtarisht për shkak të krizës në Ukrainë duke kërcënuar se ekonomia ruse nuk do të jetë e vetmja që do të vuajë nga sanksionet perëndimore.
Putin citohet t’i ketë thënë agjencisë shtetërore të lajmeve TASS: “Ne nuk do të dorëzohemi në asnjë rast dhe askush do të ndërtojë një mur rreth e rrotull nesh. Kjo është e pamundur”. Sanksionet e SHBA dhe Bashkimit Europian kanë goditur ekonominë ruse duke shkaktuar një zhvlerësim të rublës ruse dhe një rënie të çmimit global të naftës, një nga eksportet kryesore të Moskës.
Në intervistën për TASS, Putin akuzoi Uashingtonin dhe Brukeslin se kanë shpërfillur interesat e Moskës. Ndërkaq, duhet thënë që lidhjet e saj me Perëndimin aktualisht janë në pikën e tyre më kritike që pas Luftës së Ftohtë. Kjo për shkak të krizës në Ukrainë ku më shumë se 4300 persona janë vrarë nga dhuna që shpërtheu në mesin e muajit prill, pas ankesimit të Krimesë.
Gjatë intervistës, Putin nuk përjashtoi një kandidim në zgjedhjet presidneciale të vitit 2018, me përfundim të mandatit aktual, megjithëse mohoi se donte të sundonte deri në përfundim të jetës.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com