Që kur presidenti rus Vladimir Putin njoftoi mobilizimin e pjesshëm ushtarak në Rusi, në internet kanë qarkulluar imazhe që shfaqin rekrutime e paligjshme në ushtrisë ruse.
Disa të rinj të thirrur në ushtri janë ankuar se janë detyruar të blejnë vetë thasët e tyre të gjumit dhe medikamentet. Të tjerë kanë postuar video që tregojnë se si ushtarët detyrohen të flenë në stola ose në dysheme, sepse kazermat e tyre nuk kanë shtretër. Disa të tjerë kanë raportuar se u janë dhënë armë të ndryshkura dhe janë dërguar në front pa asnjë trajnim, dhe ky është një vështrim i brendshëm në gjendjen e vërtetë të ushtrisë ruse.