Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Vladimir Putin e konsideron veten car të Rusisë, por ai është skllav i luftës.

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Zelensky u shpreh se Putin nuk është i interesuar për asgjë tjetër përveç luftës. Sipas Zelenskyt, Putin nuk e imagjinon dot jetën e tij pa pushtet.

"Putin nuk është i interesuar për asgjë tjetër përveç luftës, sepse ai nuk mund ta imagjinojë jetën pa pushtet ose pas tij. Putin konsultohet më shumë me Carin Pjetër i Madh dhe Perandoreshën Katerina për luftën sesa me njerëz të vërtetë në jetën reale. A mund ta imagjinoni Putinin pa luftë?", tha Zelensky.


Lajmi kryesor:

Rubio në Mynih: SHBA-Europë të destinuara të jenë bashkë, të rindërtojmë rendin global! Liderët e BE: Investime në mbrojtje, të qëndrojmë në këmbët tona