Putin takon Vulin, Moska: Situata në Ballkan na shqetëson
Nga një takim i Vulin me presidentin Putin
Situata e tensionuar në Ballkanin Perëndimor do të jetë temë e bisedimeve mes presidentit rus Vladimir Putin dhe zëvendëskryeministrit serb Aleksandër Vulin, këtë të mërkurë (4 Shtator).
Këtë e tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai kujtoi se “Vulin, i cili ka vizituar Federatën Ruse disa herë, është përgjegjës në qeverinë serbe, për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në emër të Vuçiç", raporton “Insajder”.
Zëvendëskryeministri i Serbisë do të diskutojë çështjet aktuale me presidentin rus dhe gjithçka që lidhet me situatën në Ballkan. "Ajo është ende objekt i shqetësimit tonë të thellë", raporton media tjetër “A2”, duke iu referuar deklaratës së zëdhënësit Peskov.
“Putin dhe Vulin do të takohen në vazhdën e Forumit Ekonomik Lindor në Vladivostok. Takimi i paralajmëruar është kritikuar nga Bashkimi Europian”, tha Peskov.
Në një deklaratë për “Radion Evropa e Lirë”, Brukseli tha se një hap i tillë nuk është në përputhje me vlerat e bllokut e as me procesin e anëtarësimit në të.
“Bashkimi Evropian ka qenë tejet i qartë me partnerët: marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të jenë normale pas luftës së paprovokuar dhe të pajustifikuar të të Rusisë kundër Ukrainës”, thuhet në reagimin e BE.
Kryeministri serb Millosh Vuçeviç replikoi se nuk ka asgjë të tmerrshme tek fakti që Vulin do të takojë Putinin.
Teksa kujtoi se nuk I kanë ndërprerë asnjëherë marrëdhëniet diplomatike me Moskën, ai u shpreh se Beogradi nuk inkurajon as luftën e as shkeljen e integritetit territorial të Ukrainës.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?
-
Po
37.3%
-
Jo
56.7%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 2234
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeparlamentari Glauk Konjufca për kërcënimet e Vuçiçit: Nuk na bëjnë përshtypje
16 Shtator, 17:21
-
Deputetja britanike Kearns: Vuçiç po përdor strategjinë e Putin për aneksimin e veriut të Kosovës
14 Shtator, 21:36
-
‘Ndizen’ tensionet mes dy vendeve, ish zv/ministri i Jashtëm i Kosovës për Report Tv: Falë Kurtit Serbia po viktimizohet
14 Shtator, 15:59
-
SHBA dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e energjisë
14 Shtator, 07:35
-
Mediat serbe: Vuçiç do shpallë Kosovën territor të pushtuar! Osmani: Kërcënon në stilin e Millosheviçit, janë njoftuar SHBA dhe BE
13 Shtator, 09:23
-
Vuçiç: Brenda 72 orësh do të dalim me kërkesat tona për gjendjen në veriun e Kosovës! Lajçak: Të gjenden zgjidhjet e dakorduara në dialog
10 Shtator, 15:35
-
Scholz po punon për t’u bërë ‘Kancelari i paqes’, do sjellë Putinin në tryezë me Zelenskyn: Hipoteza është se Kievi do të pranojë lëshime territoriale!
9 Shtator, 08:16
-
Protestuesit serbë bllokojnë dy vendkalime kufitare me Kosovën, Prishtina mbyll Bërnjakën dhe Merdarën! Sveçla: Ekstremistë serbë me qasje fashiste
6 Shtator, 19:27
-
BE: Serbia të përmbahet nga forcimi i lidhjeve me Rusinë
5 Shtator, 19:18
-
Policia e Kosovës u dërgon fletëthirrje për intervistim 5 personave, dyshohet se kanë udhëhequr institucionet paralele në veri
4 Shtator, 20:27
-
Zv/kryeministri serb Aleksandar Vulin i tha presidentit rus se Beogradi nuk do t'u bashkohet sanksioneve perëndimore
4 Shtator, 16:21
-
Presidenti Vuçiç: Nesër do ta vizitoja Kosovën nëse do të më lejonin ndërkombëtarët dhe shqiptarët
4 Shtator, 15:18