
“Ushtria ruse është "gati të garantojë" daljen "të sigurt" të civilëve ende të bllokuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol”, kështu është shprehur Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë një bisede telefonike me Kryeministrin izraelit, Naftali Bennett, i cili po ndjek tensionet mes qeverive të dy vendeve të shkaktuara nga deklaratat e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për origjinën hëbreje të Hitlerit.
Sipas Kremlinit, cituar nga Tass, gjatë intervistës ka pasur një shkëmbim intensiv të pikëpamjeve për situatën në Ukrainë.
“Vëmendje e veçantë iu kushtua aspekteve humanitare, duke përfshirë evakuimin e civilëve nga territori i uzinës Azovstal, të bllokuar nga militantët e formacioneve nacionaliste, të kryer në bashkëpunim me përfaqësues të OKB dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, raportohet nga Kremlini.
Sipas raportimve thuhet se Putin po shpresonte që autoritetet e Kievit do t'u jepnin urdhër luftëtarëve ende të barrikaduar në fabrikën e çelikut që të ulnin armët.
Lajmi kryesor:
Lavrov e quajti Hitlerin hebre, Putin i kërkon falje Izraelit! BE gati të fusë në ‘listën e zezë’ të dashurën e presidentit rus! Kievi: Nesër fillon evakuimi nga Mariupol









