
‘Për të zgjidhur situatën e vështirë humanitare në këtë qytet, militantët nacionalistë ukrainas duhet të ndalojnë rezistencën dhe të dorëzojnë armët’. Kjo është ajo që Vladimir Putin i tha Emmanuel Macron-it në lidhje me rrethimin e Mariupolit, sipas shtypit të Kremlinit.
‘Presidenti rus ka informuar në detaje për masat e marra nga ushtria për të ofruar ndihmë urgjente humanitare dhe për të siguruar evakuimin e sigurt të civilëve, përfshirë edhe nga Mariupol.’- njofton Kremlini.
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur











