Putin u kërkon grave ruse të kenë mbi 8 fëmijë: Duhet të bëhet normë, të ringjallim këto tradita të familjeve të mëdha

Putin u kërkon grave ruse të kenë mbi 8 fëmijë: Duhet të bëhet normë, të ringjallim këto tradita të familjeve të mëdha

Vladimir Putin

Vladimir Putin ka kërkuar së fundmi që gratë ruse të lindin 'shtatë, tetë ose më shumë' fëmijë për të ndaluar një rënie të popullsisë në Rusi.

Duke paralajmëruar se është e pamundur të zgjidhen 'problemet demografike katastrofike' të Rusisë me më shumë para, përfitime dhe pagesa sociale, ai u bëri thirrje qytetarëve që të kenë më shumë fëmijë ndërsa foli përmes një lidhjeje video në Këshillin Popullor Botëror Rus të martën.

“Shumë nga popujt tanë ruajnë traditën e familjes, ku rriten katër, pesë ose më shumë fëmijë. Kujtojmë që në familjet ruse gjyshet dhe stërgjyshet tona kishin 7 dhe 8 fëmijë. Le të ruajmë dhe ringjallim këto tradita. Të kesh shumë fëmijë, një familje të madhe, duhet të bëhet një normë, një mënyrë jetese për të gjithë popujt e Rusisë. Familja nuk është vetëm themeli i shtetit dhe shoqërisë, është një fenomen shpirtëror, burim i moralit”, vijoi ai.

Mediat e huaja shkruajnë se vetë Putin besohet se ka të paktën gjashtë fëmijë, me tre partnerë, megjithëse ai pranon publikisht vetëm dy vajza.

Shumë fajësojnë luftën e tij në Ukrainë për një rënie masive të lindshmërisë - dhe rritje të vdekjeve, duke dëmtuar popullaritetin e tij në zgjedhjet e marsit 2024. Popullsia e Rusisë ra me rreth 550,000 gjatë vitit të parë të pushtimit të tij, me shumë familje që hezitonin të krijonin familje mes pasigurisë ekonomike dhe konfliktit.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/12/2023 03:14

    Kemi nevoje per ushtare!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë