Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar sot kthimin e 17.600 trupave të përfshira në disa stërvitje ushtarake në Rostov, në kufi me Ukrainën. Urdhri erdhi pas një takimi në Këshillin e Sigurimit, i cili vlerësoi ndër të tjera edhe kërcënimin rus.

Axhenda e Këshillit përfshiu epideminë e Ebolës në Afrikë, rritjen e militantëve të Shtetit islamik në Irak dhe Siri, krizën në Ukrainë dhe marrëdhëniet e Moskës me Uashingtonin. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë rusë, përfshirë dhe folësit e dhomave të parlamentit. ministrat kryesorë dhe krerë të agjencive të sigurisë. Ajo u pasua nga një sesion pune mes presidentit rus Putin dhe ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Muajt e fundit, forcat e armatosura ruse kryen një numër stërvitjesh ushtarake në Rusinë perëndimroe, duke përfshirë dhe rajonet në kufi me Ukrainën. Më e madhja u bë një Distriktin qendror ushtarak e cila kishte për qëllim tetsimin e gadishmërisë luftarake të 65 mijë trupave të përfshira.

Stërvitjet, veçanërisht, ato që janë mbajtur afër Ukrainës, janë kritikuar nga disa vende perëdnimore dhe NATO, të cilët pretendojnë se ata kanë qenë agresivë dhe provokues. Në të njëjtën kohë, NATO ka mbajtur kohët e fundit një numër ushtrimesh në kufirin rus në mes të muajit shtator.

Tensionet midis Rusisë dhe Perëndimit u përshkallëzuan pas grushtit të armatosur në muajin shkurt në Ukrainë. Uashingtoni dhe Brukseli fajësojnë Moskën për shkëputjen e Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjen e forcae rebele në Ukrainë.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)