Putin: Veprimet e SHBA-së dhe NATO-s në Detin e Zi, sfidë serioze për Rusinë

Putin: Veprimet e SHBA-së dhe NATO-s në Detin e Zi, sfidë serioze për Rusinë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka thënë se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Aleancës Veri Atlantike (NATO) në Detin e Zi janë “sfidë serioze” për Rusinë, e cila ka kërkuar të drejta shtesë detare në këtë rajon, që prej aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Ukraina në vitin 2014.

Komentet që i bëri Putini më 13 nëntor janë përpjekja e dytë e Kremlinit në 24 orët e fundit, për të theksuar prezencën ushtarake të Perëndimit në rajonin e Detit të Zi. Rusia ka akuzuar Uashingtonin për përshkallëzim të tensioneve, që prej se mediat amerikane raportuan këtë javë se zyrtarët amerikanë po paralajmëronin aleatët evropianë për rrezikun e një sulmi të mundshëm rus.

“Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO po kryejnë stërvitje të paplanifikuara në Detin e Zi”, tha Putin përmes kanalit televiziv shtetëror Vesta.

“Jo vetëm që në këtë stërvitje janë përfshirë grupe të forta detare, por edhe aviacioni, përfshirë aviacionin strategjik. Kjo është një sfidë serioze për ne”, shtoi ai.

Është e paqartë se për cilës stërvitje iu referua Putini, edhe pse NATO ka kryer stërvitje të mëdha ushtarake në Detin e Zi në katër muajt e fundit.

Zyrtarët amerikanë javën e kaluar ngritën alarmin ndaj aktiviteteve ruse pranë Ukrainës, ku separatistët e mbështetur nga Rusia kontrollojnë territore, në konfliktin shtatëvjeçar që ende po vazhdon.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka paralajmëruar Rusinë ndaj një “gabimi tjetër serioz” në Ukrainë, teksa Uashingtoni ka kërkuar informacione lidhur me lëvizjet e pretenduara të trupave ruse pranë kufirit, veprim të cilin Pentagoni e ka cilësuar si “të pazakonshëm sa i përket përmasës”.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian i kanë ripërsëritur këto shqetësime më 12 nëntor duke thënë se janë duke e monitoruar situatën së bashku me aleatët amerikanë dhe britanikë.

Franca po ashtu ka shprehur shqetësime dhe ka paralajmëruar Moskën se çdo veprim agresiv do të ketë “pasoja serioze”.

Ky paralajmërim u bë gjatë bisedimeve në Paris ku ministri francez i Mbrojtjes, Florence Parly dhe ai i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian u takuan me homologët e tyre rus, Sergei Shoigu dhe Sergei Lavrov.

Rusia ka insistuar, pavarësisht provave të shumta, se nuk është palë në konfliktin në Ukrainë.

Dërgimi i trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën, më herët kishte ngritur shqetësime në Kiev dhe te partnerët në Perëndim./REL

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)

Durrës/ U dëmtua nga një makineri gjatë punës, ndërron jetë 50 vjeçari (EMRI)