Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Uashingtonin dhe NATO-n gjatë vizitës së tij dy ditore në Greqi të ndalojnë vendosjen e sisteme armësh dhe raketash të sofistikuara pranë territorit rus, duke vënë në dukje se Moska ndjehet e kërcënuar dhe është e gatshme për të kundërvepruar.
Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Aleksis Tsipras Putin u shpreh se prania e sistemit të raketave në Rumani dhe Poloni do të krijojë një situatë që njerëzit të jetojnë në rrezik.
Putin, i cili nuk ka specifikuar se si do të hakmerrej Rusia ndaj SHBA, ka thënë se Moska nuk po ndërmerr hapin e parë, por vetëm po u përgjigjet lëvizjeve të Uashingtonit.
Moska për një kohë të gjatë thotë se vendosja e sistemi të raketave nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Evropën Lindore, përbën rrezik për sigurinë e Rusisë.
SHBA iu ka ofruar “mbrojtje” Polonisë dhe Rumanisë deri në vitin 2018, duke ngritur sisteme të mbrojtjes së raketave.
Edhe kryeminisitri Tsipras mbështeti presidentin grek duke thënë se siguria e europës nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin dhe dialogun me Rusinë.
Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com