Putin viziton Mongolinë pavarësisht thirrjeve për arrestimin e tij
Vladimir Putin dhe presidenti i Mongolisë Ukhnaagiin Khurelsukh
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, po viziton Mongolinë, teksa shteti mikpritës nuk ka shfaqur shenja se do t’i dëgjojë thirrjet për arrestimin e tij në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) vitin e kaluar lëshoi fletarrestim për Putinin, të cilin e akuzon për dëbim dhe transferim të paligjshëm nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi.
Para vizitës, Ukraina i bëri thirrje Mongolisë që ta dorëzojë Putinin te gjykata në Hagë. Bashkimi Evropian, ndërkaq, shprehu shqetësime se Mongolia, shtet anëtar i GJNP-së, nuk do ta respektojë këtë fletarrestim.
Pavarësisht thirrjeve për respektimin e fletarrestimit, zyrtarët në Mongoli e pritën me nderime të larta Putinin.
Vizita e tij përkon me 85-vjetorin e fitores të trupave sovjetike dhe mongoleze ndaj ushtrisë japoneze në më 1939.
Ndryshe, Mongolia është anëtare e GJNP-së që nga viti 2003. Kremlini më herët ka deklaruar se nuk është “i shqetësuar” për këtë udhëtim.REL
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3963
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
25 vjet Putin, nga miku në armik
25 Dhjetor, 12:41
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor, 08:15
-
Anija e sanksionuar ruse fundoset në Detin Mesdhe, 2 të zhdukur
24 Dhjetor, 15:12
-
Lufta në Ukrainë/ Përplasje mes Bratislavës dhe Kievit, Zelensky: Fico dëshiron të ndihmojë Putinin
24 Dhjetor, 07:32
-
Seuli: Mbi 1000 koreanoveriorë të vrarë apo të plagosur duke luftuar për Rusinë
23 Dhjetor, 22:43
-
Kremlini hedh poshtë raportimet se gruaja e Assadit ka kërkuar divorc
23 Dhjetor, 18:38
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
Seuli thotë se Koreja e Veriut po përgatitet të dërgojë më shumë trupa dhe armë në Rusi
23 Dhjetor, 13:05
-
I dërguari special për Ukrainën dhe Rusinë/ Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg për një fund të shpejtë të luftës
23 Dhjetor, 10:11
-
Pasi u rrëzua nga pushteti në Siri, Assadit i ndodh e papritura! Gruaja i kërkon divorcin
23 Dhjetor, 09:38
-
Lufta në Ukrainë/ Më shumë se 1000 ushtarë të Koresë Veriut kanë rënë në front për Rusinë
23 Dhjetor, 08:18
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59