/ATSH-AFP/ - Presidenti Vladimir Putin, dënoi sot "operacionin ndëshkues" të filluar sipas tij nga Kievi kundër rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës.
"Pas grushtit të shtetit që ndodhi në Kiev nga forcat e armatosura, autoritetet e reja ukrainase nuk dëshironin të zhvillonin një dialog me lindjen proruse por dërguan policinë, më pas ushtrinë dhe kur edhe kjo nuk funksionoi vendosën bllokimin ekonomik", vazhdoi presidenti rus gjatë konferencës së tij vjetore për shtyp.
I pyetur nga një gazetar ukrainas mbi numrin e ushtarëve rusë që luftojnë krah separatistëve dhe për ata që kanë vdekur në Ukrainë, Putini e shmangu pyetjen.
Moska gjithnjë e ka përgënjeshtruar dërgimin e trupave dhe materialeve ushtarake për të mbështetur rebelët prorusë, ndërkohë që perëndimorët vlerësojnë se kanë mjaftueshëm prova për këtë çështje.
Duke iu përgjigjur një pyetje mbi të ardhmen e rajoneve proruse në lindje të Ukrainës, presidenti Putin përmendi parimet e të drejtës ndërkombëtare që parashikojnë të drejtën që njerëzit të vendosin vetë për fatin e tyre.
/Shqiptarja.com