Presidneti rus Vladimir Putin u përgëzua sot me nivelin e mirë të marrëdhënieve ekonomike mes Moskës dhe Pekinit, duke i cilësuar si aleatë natyralë, ndërkohë që Rusia, në marrëdhënie jo të mira me Perëndimin për shkak të krizës ukrainase, përpiqet të përforcojë lidhjet me Krimenë.
"Ne jemi partnerë natyral, aleatë natyral, jemi fqinjë", deklaroi Putini, i cituar në një komunikatë zyrtare të Kremlinit, gjatë një takimi me kryeministrin kinez Li Keqiang.
"Ne po fiksojmë objektiva shumë të rëndësishme dhe krejtësisht të realizueshme, dhe kjo pa asnjë dyshim në interes të qytetarëve kinezë dhe rusë", theksoi ai.
Nga ana tjetër, kryeministri kinez vlerësoi se "bëhet fjalë për një potencial të pa shtershëm të bashkëpunimet mes Rusisë, vendi më i madh në botë për nga territori dhe Kinës, vendi më i populluar në botë".
Rusia dhe Kina nënshkruan dje një marrëveshje ndërqeveritare, shumë të rëndësishme të livrimit të gazit rus në Pekin dhe rreth 30 marrëveshje të tjera, kryesisht në fushën e naftës, të telefonisë celulare, të ndërtimit të hekurudhave dhe të automjeteve, gjatë një takimi të Li Keqiang me homologun e tij Dimitri Medvedev.
Kjo megakontratë vlerësohet rreth 400 miliardë dollarë në 30 vite dhe parashikon livrime prej 38 miliardë metra kub në vit duke filluar nga viti 2018, nëpërmjet gazsjellësit "Forca e Siberisë" ndërtimi i së cilit nisi në fillim të shtatorit në Jakutie (Siberia Lindore).
ATSH
/Shqiptarja.com