Kremlini hodhi poshtë sot deklaratat e presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili kishte akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po kërkon të shpërbëjë Bashkimin Europian.

Gjatë një intervistë për kanalin televiziv publik suedez SVT, Macron kishte deklaruar se respekton Vladimir Putinin, por ëndrra e tij është një çmontim i Bashkimit Europian. Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov u shpreh sot para gazetarëve se: 

Kreu rus në të kundërt, kërkon të përforcojë lidhjet me vendet anëtare të BE-së dhe shpreson në mirëqenien dhe stabilitetin për hapësirën europiane. Për sa i përket respektit, ndjenjat e presidentit janë reciproke kundrejt Emmanuel Macron. Ai ka vendosur marrëdhënie pune konstruktive dhe marrëdhënie të mira personale.  Për sa i përket sjelljes kundrejt BE-së, duhet të konstatojmë fatkeqësisht se nuk është me iniciativën e Rusisë që këto marrëdhënie janë në një gjendje kaq të ngrirë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov

Rusia është goditur që prej vitit 2014 nga sanksione të ashpra europiane dhe amerikane për shkak të rolit të saj të dyshuar në konfliktin ukrainas.