Lideri i Kremlinit urdhëroi me anë të një dekreti krijimin e një force të re rezerve ushtarake për përmirësimin e kapaciteteve të stërvitjes nga ana e ushtrisë, në sfondin e tensioneve me Perëndimin për shkak të krizës ukrainase.
Rezervistët e rinj, të cilët do të jenë me kohë të pjesshme dhe do të paguhen çdo muaj, vijnë nga radhët e ish-ushtarakëve.
Fillimisht, numri i tyre do të jetë 5 000, një shifër e ulët po të kihet parasysh se ushtria ruse numëron 750 000 trupa.
Sipas presidentit Putin fatura financiare do të paguhet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.








