Jahti superluksoz është ankoruar pasditen e kësaj të shtune në bregdetin e Sarandës. “Report TV” ka siguruar pamjet ku shihet jahti më i madh në botë në gjirin e Sarandës, i cili pret të furnizohet me karburant nga disa autobotë.
Mësohet se jahti “Sailing jaht A”, është nën pronësinë e miliarderit rus, Andrey Igorevich Melnichenko, me vlerë 500 milionë dollarë.

Jahti superluksoz i miliarderit rus Andrey Igorevich Melnichenko në gjirin e Sarandës
Ai është ndërtuar në afërsi të Hamburgut në Gjermani, dhe është jahti më i gjatë në botë, 143 metër dhe kalon lartësinë 91 metër të Statujës së Lirisë, dhe peshon 12.600 ton. Brenda tij ka pishinë dhe pistë për uljen e avionëve të vegjël. Kujtojmë që më datë 28 korrik Melnichenko ankoroi të njëjtin jaht në të njëjtin vend në bregdetin shqiptar.
-
i paska ardhur urdher numer 2 nga moska lulzim bashes. jatet e miliarderve rus perdoren per transport lendesh natkotike, pastrim parash edhe per te derguar mesazhe qeverive. shteti shqiptar duhet te bej nje kontroll me qen total ketij jati ?!
Përgjigju











Komente
Komento