Për herë të tretë, ylli australian përballet sërish me kancerin

Për herë të tretë, ylli australian përballet sërish me kancerin

Aktoria Olivia Newton-John

Ajo është një nga femrat që është përballur dy herë me sëmundjen e rëndë të kancerit dhe tashmë brenda dekadës së tretë ju rikthye sërish. Olivia Newton-John ka treguar gjatë një interviste për CNN, se po e trajton sëmundjen me mjekime ‘moderne’ dhe natyrale, pasi e kanë lajmëruar se e ka kancerin në bazën e shpinës.

“Bashkëshorti im është gjithmonë me mua duke më përkrahur dhe besoj që do ta mposht sërish, ky është qëllimi im,”- ka thënë ylli australian. Aktorja mbush 70-vjeç për pak javë, ndërsa famën më të madhe e arriti kur luajti përkrah aktorit Johna Travolta, në filmi “Grease”.

Për herë të parë Newton-John u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 1992, ndërsa për herë të dytë në vitin 2013 kancer i gjirit ju përhap edhe në kraharor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje