TIRANË- Për të dytën herë brenda pak javësh, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka shkuar në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion, (SPAK).

Report Tv sjell momente kur Nano mbërrin në SPAK, teksa ka qenë i shoqëruar nga drejtori i ri i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati.

Në fokus të takimit, janë hetimet mbi grupet kriminale si dhe hetimet ndaj zyrtarëve të lartë.