Një magazinw është përfshirë nga flakët  ngjitur me banesë në fshatin Ishull Lezhë.  Burime për shqiptarja.com bën të ditur se zjarri u shënua në zonën Ishull Lezhë, rreth orës 16.00 të së shtunës dhe shkak i flakëve janë bërë luhatjet e energjisë elektrike.

Në banesë mësohet se ndodheshin dy të moshuar, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli.

Fillimisht kanë qenë banorët që kanë ndërhyrë por e menjëhershme ka qenë edhe pergjigjia e zjarrëfikeses e cila bëri të mundur shuarjen e flakëve, duke vënë nën kontroll flakët që rrezikonin dhe banesën aty pranë.