Përfundojnë 14 ditët e karantinës në hotel në Korçë, 35 emigrantët e parë bashkohen me familjet (VIDEO)

KORÇË- 35 emigrantët e parë që hynë në Shqipëri nga dogana e Kapshticës kanë lënë hotelin ku ishin karantinuar dhe janë kthyer në familjet e tyre. Mësohet se transporti i tyre në qytetet përkatëse është bërë me një mikrobus, nën masa të rrepta sigurie, pasi i janë nënshtruar fillimisht një kontrolli mjekësor ku kanë rezultuar pa probleme.

Kostoja për 14 ditë është paguar nga biznesmeni Lazim Destani, një përjashtim ky vetëm për ta, pasi pjesa tjetër prej rreth 126 emigrantësh të karantinuar në 3 hotelet në Korçës i kanë paguar vetë shpenzimet e fjetjes dhe ushqimit. Ky përjashtim u bë nisur nga fakti që 35 emigrantët pritën me ditë të tëra në kufi, pasi nuk kishin më mundësi të qëndronin jashtë atdheut.

Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha bën me dije se të gjithë kanë zbatuar rregullat e vendosura, përveç një emigranti nga Lushnja, i cili tentoi që të largohej, por është pikasur nga policia dhe ushtria dhe është rikthyer në hotel, pas ndëshkimeve të marra, siç është raportuar edhe më herët. 

G.M./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 21/04/2020 13:19

    Nuk janë emigrante, janë jorgjer me pashaporta te jorgjerise. Përse I fusni në Shqiperi të na semurine?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja