Përfundon investimi, merr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për dy lagje në kryeqytet

Përfundon investimi, merr zgjidhje problemi i ujit të pijshëm për dy lagje në kryeqytet

Pamje gjatë punimeve pranë zonës se "Shkollës së Baletit

Dy lagje të tjera në kryeqytet kanë marrë zgjidhje për problemin e furnizimit me ujë të pijshëm. Bashkia e Tiranës ka përfunduar investimin për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë “Shkollës së Baletit”. Mësohet se punimet në këtë zonë janë finalizuar me një ritëm të shpejtë për të rritur ndjeshëm kapacitetin e transmetimit dhe cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

Paralelisht ekipet e punës riparuan menjëherë defektin në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Bardhok Biba”. Me bashkëpunimin e ngushtë të qytetarëve, Bashkia përfundoi me shpejtësi riparimin e defektit të shfaqur.

Për çdo shqetësim, Bashkia e Tiranës ka vendosur në shërbim të qytetarëve numrin e gjelbër 08004488, i cili qëndron në dispozicion 24 orë në 24.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë