Përgjimet e Bild për Dibrën/ PD: Rama kriminel gjakftohtë, nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar (VIDEO)

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike, sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe sekretari për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata kanë dalë në një konferencë për shtyp dhe kanë rikthyer edhe një herë vëmendjen tek përgjimet e Bild për Dibrën, ku sipas pretendimeve të ngritur prej tyre përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyra e vjedhjes së zgjedhjeve është masive.

Bardhi e Gjata në fjalën e tyre kanë hedhur akuza të forta teksa kanë thënë më pas se Bild ka shfaqur bashkëpunimin e qeverisë me vrasës e trafikantë droge.

Në fjalën e tij Gazmend Bardhi ka thënë se të përfshirët në audio-përgjime nuk do t'ia hedhin pa u ndëshkuar. Sipas tij, manipulimi i zgjedhjeve është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.

Fjala e plotë e Bardhit:

"Përgjimet e reja, të publikuara nga gazeta gjermane Bild, që plotësuan skemën e vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, zbuluan para opinionit publik se manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve në të gjithë Shqipërinë, është mënyra e vetme që Edi Rama të mbajë pushtetin.Përgjimet faktojnë se përmasat dhe mënyrat e vjedhjes së zgjedhjeve janë masive dhe të shtrira gjatë gjithë kohës që Edi Rama ka organizuar zgjedhje. Dosja 184 e Dibrës e vitit 2016 dhe dosja 339 e Durrësit e vitit 2017-të e provojnë këtë përtej çdo dyshimi.Përgjimet tregojnë se për vjedhjen e zgjedhjeve dhe mbajtjen e pushtetit me çdo kusht, në skemën kriminale të Edi Ramës janë përfshirë nga ai vetë tek qeveria, Partia Socialiste, institucionet shtetërore, pushteti lokal, policia dhe kriminelët.Bild shpalosi para shqiptarëve radiografinë e një pushteti të shkrirë me krimin për të vjedhur zgjedhjet.Çdo dëshmi e publikuar nga BILD-i për masakrat elektorale të organizuara nga Edi Ramës, shfaq bashkëpunimin e qeverisë me vrasës, me trafikantë droge,  me grabitës.Aty faktohet skema e një krimineli gjakftohtë si Edi Rama, që, për hir të pushtetit të tij, përdor çdo makinacion për të blerë vota me para në dorë, për të kërcënuar qytetarë që të votojnë për PS-në, për të penguar dhunshëm votimin e kundërshtarëve politikë, për të ndëshkuar çdokënd që nuk u bindet urdhrave të paligjshëm për të nxjerrë Edi Ramën fitues në të gjithë Shqipërinë. Shqiptarët kanë dëgjuar me veshët e tyre atë që përflitej në çdo zgjedhje të organizuar prej Edi Ramës, se e gjithë administrata përdoret si ushtri elektorale, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo mjet të paligjshëm. Edi Rama ka urdhëruar përdorimin e nëpunësve civilë në çdo nivel, të punonjësve të ndërmarrjeve shtetërore, të mësuesve, të policëve dhe të çdokujt që i shërbente realizimit të objektivit të vet kriminal. Krimet zgjedhore të Edi Ramës nuk mund dhe nuk do të kalojnë pa u ndëshkuar. Dhënia fund e pandëshkueshmërisë së politikanëve dhe kriminelëve që kanë vjedhur zgjedhjet, është rruga e vetme për të garantuar se në Shqipëri nuk do të ketë më masakra elektorale me bashkëpunimin e qeverisë me krimin.Vetëm duke çuar para drejtësisë dhe prapa hekurave të burgut secilin prej politikanëve të përfshirë në vjedhjen e zgjedhjeve me krimin, në blerjen e votave me paratë e pista të drogës dhe korrupsionit, shqiptarët nuk do të drejtohen më nga qeveri dhe Kryeministër që i vjedh e i varfëron.Zgjedhjet e lira e të ndershme, nuk janë vetëm themeli i bashkëjetesës demokratike. Ato janë kushti numër një që një qeveri dhe një kryeministër të mos punojë për pasurimin e vet dhe të një grushti kriminelësh e oligarkësh, por të punojë për zhvillimin e vendit, për interesin dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve. 

Ndërsa Çlirim Gjata ka thënë se në Dibër, s’kishim thjesht krim elektoral, por një krim të organizuar, ku sipas pretendimeve të tij përfshihej kupola më e lartë e shtetit.

"Nga biseda e biznesmenit Bekim Krashi, i cili pas zgjedhjeve do të gradohet si Shef i OSHEE-së së Dibrës, me shefin e policisë së Dibrës, Robert Ago dhe me ministrin e Infrastrukturës Damian Gjiknuri, jepet gëzimi i tyre për suksesin që kishte patur skema e përdorur nga shefi i policisë së Dibrës, e cila kishte garantuar një diferencë për rreth 1000 votash në një zonë të veçantë të bashkisë Dibër. Vetë Ministri Damian Gjiknuri e përgëzon shefin e policisë për angazhimin e tij, duke i deklaruar se për punën e bërë, ai e konsideronte atë një komisar politik.Këtu kemi të bëjmë me krim të organizuar, aty flitet për strategji për të arritur rezultatin fiks me 1 mijë diferencë, sepse nën këtë shifër ata nuk e pranojnë. Kemi të bëjmë jo me një krim të thjeshtë elektoral të një individi, por me një krim të organizuar, në të cilin janë të përfshirë pushtetarët më të lartë, deputetë dhe ministra. “Strategjia ime funksionon, thotë drejtori i Policisë së Dibrës, ndërkohë që bashkëbiseduesi e konsideron atë një komisar politik. “E di që e ke deklaruar, ti je një komisar politik” i thonë drejtorit të Policisë së Dibrës. E gjithë biseda është një bisedë që konsumon elementët e krimit të organizuar zgjedhor, në të cilin janë të përfshirë deputetë dhe ministra. Nga biseda e Damian Gjiknurit me Imer Lalën dhe ajo e Imer Lalës me të nipin, kuptohet qartë përdorimi i parave në zgjedhje, madje aq shumë janë hedhur, sa siç shprehet Gjiknuri shpesh, kanë shkaktuar “tërmet” Mënyra sesi flasin tregon bashkëpunimin për vjedhjen e zgjedhjeve me përfshirjen e shumë personave. Janë Arben Keshii, drejtor në Ministrinë e Brendshme, është Krashi  që u bë drejtor i OSHEE, Drini Reçi Drejtor Arsimor i Dibrës, është Bert Aga, shef i komisariatit, është Imer Lala, që i drejton të gjithë këta, si dhe Damian Gjiknuri, shefi politik i bandës. Fakti që janë dhënë para, i përfshin këta në  dispozitën e Kodit Penal 328/a, që, ndëshkohet nga 1 në 3 vjet burg." ka thënë ndër të tjera Gjata.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BESFORD FADIL GJOLEKA [ KËLLUF ]: 23/06/2019 18:12

    Pd ka nxjer çlirim gjatën që është i gjithi IDJOT djali i rustem gjatës që i ka shërbyer gjith jetës kriminelit enver hoxha duke futur në burg e duke pushkatuar njerëz të pa fajshëm. E ky klyshi i rustem mut gjatës na u bë " DEMOKRAT" i flakët. mjer Shqipria me kto lloi krimbash.

    Përgjigju
  • KASAPI DERRAVE REXHEP LEKA [ KEPI ]: 23/06/2019 16:18

    O gazment ziu po hik mor paçavure wc se nuk ju beson më njeri me ato idjotizma që qisni. Po nuk mësuat njëher me babalen halen shikoni se me çfar niveli mereni e prap nuk zini mënd. Pl a e keni par që sju ndjek më njeri e që skeni elektorat. Pse a e keni kuptuar që jeni bër plotësisht idjot. A e dini që gazeta BILD është gazeta më paçavure e Gjermanis. Me këto lloj mereni ju.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike

E rëndë në Durrës, gjendet i pajetë 82-vjeçari në banesën e tij, i moshuari kishte prerje thike në fyt! Policia nis hetimet, sekuestrohen pamje filmike