Gazeta “Bild” ashtu siç e kishte paralajmëruar ka publikuar këtë të hënë 16 përgjime të reja, këtë herë nga dosja "184" mbi zgjedhjet vendore të vitit 2016 në qarkun e Dibrës, audio-përgjime, të cilat prokurorët ose Partia Demokratike ia kanë dërguar gazetarit gjerman Peter Tiede.
Një prej bisedave të përgjuara përfshin edhe kryeministrin Edi Rama më një zyrtar lokal, Arben Keshi, që kishte kompetencën e Partisë Socialiste në komunën e Maqellares. Në bisedë, Rama e pyet nëse u arritën objektivat, pra nëse PS ka fitur apo jo, por në asnjë moment nuk flitet as për blerje votash as për manipulime. Përfaqësusi i PS e qetëson Ramën duke e siguruar që nga informacionet e marra nga komisionerët, kishte pritshmëri të mëdha.
Por nga biseda del dëshmia, të cilën Bild e anashkalon pa e përmendur fare, mbi veprimet e një bande të Partisë Demokratike të drejtuar nga ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka që përdinqte dhe kërcënonte përfaqësuesin socialist. Në bisedë Arben Keshi tregon për një pritë gjatë natës, ku 50 veta e kishin ndjekur, por ai i shpëtoi në minutat e fundit duke u futur tek shtabi pranë hotelit ku ai flinte, por i kanë dhunuar djalin e tij.
Pra më shumë se blerje e votave nga ky përgjim del përpjekja për ta mbrojtur votën nga banda e Lulzim Bashës.
Sipas versionit në anglisht që Partia Demokratike i ka servirur gazetarit gjerman të Bild, në kohën e përgjimit (qerahor 2016), ai, Arben Keshi, ishte një drejtor pranë Ministrisë së Brendshme. Në fakt, në atë kohë, sipas burimeve të Shqiptarja.com, ai drejtonte strukturën për Mbrojtjen e Vajzave të Trafikuara në varësi të Ministrisë së Çështjeve Sociale dhe për ndjekjen e fushatës, sipas burimeve pranë ministrisë, ai kishte kërkuar lejen e zakonshme. Arben Keshi është me origjinë nga Maqellara dhe kishte ndjekur me sukses edhe zgjedhjet e mëparshme. Pikërisht rezultatet që ai kishte arritur në një zonë në të cilën kundërshtarët politikë vepronin edhe përmes bandave të militantëve, e kishin bërë të vlerësohej roli i Arben Keshit, siç del edhe në shumë telefonata të tjera të pergjuara. Ai bëhet pjese e strukturave te Ministrisë se Brendshme vetëm në vitin 2017.
“Arben Keshi ka kandiduar për PS për kryetar komune në Maqellarë në vitin 2011. Është rrahur nga persona të PD asokohe dhe ka humbur me 5 apo 6 vota diferencë”, tregoi Taulant Balla. “Në vitin 2016 ka qenë koordinator elektoral në Maqellarë. Po biseda është e vërtetë. Jam dëshmitar i një nuance të asaj bisede. Arben Keshi dhe persona bashkë me të janë rrahur në mënyrë shtazarake nga Flamur Noka, i cili ka nxjerrë dhe pistoletën kundrejt Arben Keshit”, vijoi Balla.
Para zgjedhjeve administrative ne Diber Partia Demokratike beri nje kallzim ne prokurori duke treguar nje sere eksponetesh te Partise Socialiste qe sipas tyre po pergatisnin manipulim te zgjedhjeve. Mbi baze te ketij denoncimi, prokuroria hapi dosjen ''184/2016'', duke nisur te pergjoje perfaqesuesit socialiste te treguar nga opozita gjate fushates zgjedhore. Disa nga keto pergjime jane ato qe u publikuan sot nga Bild.
Gjithe pergjimet e botuara i perkasin zones se Maqellares, nje nga njesite administrative te komunes se Dibres kur ne 2016 u votua per te zgjedhur kryebashkiakun. Kandidati socialist fitoi ne Diber me mbi 4000 vota diference ne krahasim me PD-se, ndersa ne zonen e Maqellares, koalicioni i drejtuar nga PS, mori vetem 700 vota me shume se PD.
Ja pjesa e bisedës me kryeministrin Rama:
Arben Keshi: Hë shefi
Edi Rama: Hë mo si duket
Arben Keshi: Po mirë, mirë ke pritshmëritë jemi
Edi Rama: E keni realizu objektin thua?
Arben Keshi: Them që po. Tani me pjesën e atyre që po na thonë komisionerët e kemi realizuar.
Edi Rama: Ashtu eh?
Arben Keshi: Them që po
Edi Rama: Po ata maskarenjtë kishin bo presion mbrëmë
Arben Keshi: Po deshin të më kapin mua ato, po ndodhi punë dy minutash, unë sa u futa tek Shtabi se më prisnin te hoteli ku fleja
Edi Rama: Ça të bënin ty ato
Arben Keshi: Po ishin nja 50 veta. Thjesht me këtë pjesën e presionit më goditën, e kështu. Ai është legen ai. Ai Flamur Noka është...
Edi Rama: Ku ta del dot ty Flamur Noka mo burrë
Arben Keshi: Jo mo ai thjesht është.. edhe ky djali sa doli, sa më la mua.Ato kujtuan se jam edhe unë në makinë, rrethh 50 vetë. Jo se bënë ndonjë gjë, sa e goditën, po problemi është se iku edhe se kapëm dot.
Edi Rama: Më mirë se edhe sherret, c’i do sherret. Dëgjo, po ti mendon se e ke realizu objektivin?
Arben Keshi: Unë të them që po nëse mund të lëvizë mund të lëvizë pak ose më shumë ose më pak, po tani nga ato që kanë thënë komisionerët jemi në pritshmëri të mëdhaja.
Edi Rama: Komisionerët i ke pas top eh?
Arben Keshi: Po po, i kam pas shumë të mirë.
Edi Rama: Ok, mirë vllai, hajde
Arben Keshi: Ishalla, mirë faleminderit
Edi Rama: ok, ciao ciao..
Pas përgjimeve të publikuara nga “Bild”, ka ardhur reagimi i kryeministrit Rama. Në reagimin e tij, kreu i qeverisë shkruan se fakti që u publikuan vetëm një ditë para se KE të japë vendimin për çeljen e negociatave me BE, është një tregues i pastër se nuk bëhen për të vënë drejtësinë, por për shantazh. Teksa nxit prokurorinë që të hetojë intensivisht, sipas tij pas këtyre audio-përgjimeve, fshihen ato që ai i quan “shërbëtor të Saliut”.
Përgjimet e para të gazetarit gjerman u publikuan në datë 5 Qershor, pikërisht dita kur lideri i opozitës Lulzim Basha ishte në Gjermani për të lobuar kundër hapjes së negociatave.
Redaksia e Shqiptarja.com zbardhi në shqip përgjimet audio të publikuara në Bild, të cilat janë përkthyer në anglisht në median gjermane.
Në videon e 16-të del biseda e Bekim Krashit me një prej votuesve në Dibër, i cili e pyet se cfarë shenje duhet të vendosë në fletën e votimit që ta konfirmojnë votën për PS.
Votuesi: Mgjes
Bekim Krashi: Mgjes ca bëre, a u lodhe?
Votuesi: Asgjë, mirë
Bekim Krashi: Ha...?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na?
Bekim Krashi: Si?
Votuesi: Me çarë do të votojmë na? Drini more jam
Bekim Krashi: Njëshin, njëshin, o Drin
Votuesi: Po me ca do votojmë or burrë, si ta konfirmojmë votën?
Bekim Krashi: Bëj një vizë edhe kaq
Votuesi: Si?
Bekim Krashi: Do vi unë e të takoj nga afër.
Votuesi: A do të vish poshtë?
Bekim Krashi: Po t'u ardh jam
Votuesi: Po mo hajd, hajd
Në përgjimin e 15-të të zbuluar, shfaqet biznesmeni Bekim Krashi që telefonon një person me numrin 0686795208 dhe diskutojnë për pazare për votat dhe shuma të ndryshme.
Bekim Krashi: Alo
0686795208: O Bekim si je, a je mirë?
Bekim Krashi: Hë, cfarë ke brë si ja kalove?
0686795208: Ca ke bërë, si ja kalove?
Bekim Krashi: Hë...
0686795208: Tani doja të thoja për familjen e Halit Bashës
Bekim Krashi: Po
0686795208: Ka tre vota
Bekim Krashi: Po
0686795208: Po ai do dicka mor burri dheut si do ja bëjmë ne?
Bekim Krashi: A ke komunikuar me Naimin?
0686795208: Po, jam konsultuar pak por, por për zotin nuk e di, edhe për Fiqiri Bashën, ka dy vota dhe i ka dhënë thjeshtë 50 mijë lekë
Bekim Krashi: Sa?
0686795208: 50 mijë lekë, kështu më tha Fiqiriu
Bekim Krashi: Kush Fiqiri?
0686795208: Nuk e di sa e vërtetë është, a është me letra
Bekim Krashi: Hë se letrat do mi japin një më njo
0686795208: Po tani si do ja bëjmë, ca mund të bëjmë ndonjë gjo me ta?
Bekim Krashi: Unë tani jam në Peshkopi, po vij nesër t'i jap ndonjë gjo
0686795208: Sa mund të japim për Halit Bashën?
Bekim Krashi: Sa vota ka?
0686795208: Tre vota ka Haliti, edhe dy vota ka Fiqiri Basha
Bekim Krashi: 5
0686795208: Eeee
Bekim Krashi: T'u japim ndonjë 40 mijë leksh, 50 mijë leksh?
0686795208: 50 mijë lekë për dy vota?
Bekim Krashi: Jo mo jo, nga një 40 çe apo 30 çe për kokë
0686795208: 40 për votë ëëëë?
Bekim Krashi: 100 mijë lekshin ia japim atij që ka tre
0686795208: Po, 100 mij ëlekë, po atij që ka dy vota?
Bekim Krashi: Atij ti japim jnë 60-70 mijë leksh
0686795208: Naimi i ka thënë 50 më thotë, më thotë ai Fiqiriu, dmth ti japim edhe 20 të tjera plus
Bekim Krashi: Ata e kanë pasur shumë, por nëse i ka dhënë 20 ti japë edhe 20
0686795208: Po shihe se më duket janë duke abuzuar me punë leksh o Bekim
Bekim Krashi: O zotni mos më thuj më në telefon, më çmene, se se përgjohet ooo
0686795208: Hë?
Bekim Krashi: Lëri këto diskutime me mua në telefon
0686795208: T'kuptoj, t'kuptoj, shihi vetë tani
Bekim Krashi: Falimnerit, mirupafshim
Në përgjimin 14 është biseda mes Damian Gjiknurit dhe Bekim Krashi. Gjiknuri i kërkon biznesmenit që të dijë se kush është përgjegjës te komuna e tij për pjesën e transportit, ndërsa i kujton se është mbështetur për këtë pjesë. Gjithashtu, Bekim Krashi ndryshe nga cfare shkruan Bild nuk është biznesmen por rezulton të ketë qenë një ndër funksionarët vendor dhe koordinator elektoral i Partisë Socialiste për komunën Arras. Kjo bisede ne vetvete nuk tregon asnje manipulim zgjedhjesh, por thjeshte nje faze organizative te fushates mes anetareve te PS-se.
Bekim Krashi: Po shef
Damian Gjiknuri: O Bekim, ore tashi, fol një cik, kush ka qenë te komuna juaj për të mbuluar atë pjesën e transportit, ju edhe jeni mshtet për për atë punë.
Bekim Krashi: Po ne në fakt me thënë të drejtën, nuk jemi shumë të mbështet, por unë njoh ca zona, që i kam lajmëruar
Damian Gjiknuri: Po mirë mo merr një listë, ato gjërat dhe kërko mbështetje, po menaxhoi pra
Bekim Krashi: Tani sa ti marr po vij atje
Damian Gjiknuri: Hajt
Bekim Krashi: Po vij atje pa merak
Në përgjimin numër 13-të, drejtori i Arsimit në Dibër Drini Gjeçi telefonon mësuesin Lavdrim Murati dhe i kërkon llogari se përse nuk ka votuar, ndërsa i kërkon që të votojë hapur së bashku me familjen.
Drini Gjeçi: Alo. Lavdrim Murati?
Lavdrim Murati: Po.
Drini Gjeçi:Drejtori i Arsimit të flet.
Lavdrim Murati: Urdhro.
Drini Gjeçi:A ke votuar?
Lavdrim Murati: Jo akoma.
Drini Gjeçi: Po pse more Lavdrim nuk ke votuar akoma?
Lavdrim Murati: Nuk kam votuar se të lirohet një herë radha.
Drini Gjeçi:Çfarë radhe?
Lavdrim Murati: Radha or ti.
Drini Gjeçi:Lavdrim të mos kemi llafe, votat i dua haptaz atje. Mos të kemi llafe më.
Lavdrim Murati: Ça flet o drejtor?
Drini Gjeçi: Mos të pres më tej. Vota sa ke ti dua. Pesë vota sa ke
Lavdrim Murati: Më vjen keq. Të paskan sinjalizuar gabim.
Drini Gjeçi:Këtë llaf po të them. Ti e di vetë.
Lavdrim Murati: Në rregull.
Në përgjimin 12-të, drejtori i Arsimit në Dibër, Dritan Gjeçi pas telefonatës së deputetit Pjerin Ndreu, telefonon drejtorin e shkollës së Reçit, Reshat Elezin dhe i kërkon që vota e tij dhe familjes të deklarohet hapur për PS-në.
Drini Gjeci: Alo
Drejtori i shkollës: Alo, mgjes drejtor.
Drini Gjeci: Mjes, si kalove, a je mirë, ku je?
Drejtori i Shkollës: Jam këtu, në radhë tek qendra e votimit, poshtë
Drini Gjeci: I ke marrë gjithë ato të familjes?
Drejtori i Shkollës: Të shpisë? Jo, ata nuk janë t'u ardh me votu tani, ma vonë. Do shkoj t’i marr më vonë, tani jam në radhë vetë
Drini Gjeci: Dëgjo, në ça qendre voton ti?
Drejtori i Shkollës: Këtu në Zallreç.
Drini Gjeci: Zallreç? Dëgjo, se kam informacione jo të mira andej. Sot vota jote dhe e familjes dy do deklarohet haptas. Nuk ke deklaruar votë haptas sot bashkë me familjen...(nuk dëgjohet audio)
Drejtori i shkollës: Drejtor, mos e vrit mendjen për atë punë fare. Për inat, më dëgjon...fjala, janë llafe njerëzish, mos e vrit mendjen për atë punë fare, janë llafe njerëzish
Drini Gjeci: Ore, do deklarohet haptas, haptas! Kur them haptas, haptas.
Drejtori i shkollës: Po mo e vrit mendjen fare. Pa merak, pa merak.
Drini Gjeci: Bëje haptas me gjithë familjen.
Drejtori i shkollës: Pa merak, pa merak, pa merak. Në rregull
Në përgjimet e publikuara nga gazeta Bild është përfshirë Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu i cili komunikon me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Arsimore, Dibër, Drini Gjeci. Pjerin Ndreu ka reaguar pas publikimit te pergjimeve duke spjeguar se ka qene legjitime nga ana e tij te kerkoje voten per anetare te Partise Socialiste qe sipas tij kane detyrim te deklarojne hapur voten per PS.
Biseda e plotë:
Pjerin Ndreu: Mirëmëngjes!
Drini Gjeçi: Mirëmëngjesi
Pjerin Ndreu: Pjerin Ndreu jam! Si je?
Drini Gjeçi: Po Pjerin, si ia kalove?
Pjerin Ndreu: A je mire si ke qenë?
Drini Gjeçi: Mirë jam, mirë!
Pjerin Ndreu: Bëj një telefon këtij Reshat Elezit, këti drejtorit të Reçit.
Drini Gjeçi: Reshatit?
Pjerin Ndreu: Po drejtorit të shkollës, i thuaj ta deklarojë votën hapur se ato sms-të që i çon poshtë e përpjetë nuk janë shumë të këndëshme. Deklaroje votën hapur atje që e ke për PS-në ndryshe ditën e hënë tregoja ku fluturon.
Drini Gjeçi: Reshat Elezaj?
Pjerin Ndreu: Po
Drini Gjeçi: Ok po flas unë tashi me të.
Pjerin Ndreu: Tregoi se ku fluturon të hënën. Të deklarojë votën për PS-në aty. Se po nuk votoi hapur për PS-në të gjejë vend e të futet.
Drini Gjeçi: Ok pa merak se e rregullojë unë këtë punë.
Në përgjimin 10-të del në skenë edhe Damian Gjiknuri duke komunikuar me Arben Keshin. Në bisedë Gjiknuri i thotë Keshit se 'do të çojë disa çuna problematikë ti kesh aty, një furgon të jetë aty por te mos dalin... Të jenë për çdo rast''. Duke e lidhur me situaten e tensionuar qe ishte ato dite ne Maqellare, ku u bashkuan banda te lidhura me PD-ne, keta "çuna problematike" qe Gjiknuri rekomandon qe te mos dalin nga shtabi, duket nje levizje tjeter parandaluese e adoptuar per te mbrojtur voten dhe jo per ta manipuluar ate.
Damian Gjiknuri: Ça bëhet?
Arben Keshi: Hiç
Damian Gjiknuri: Ndonjë merak, ndonjë gjo?
Arben Keshi: Po duhet të vijnë tani këto deputetët se kanë ardhur këto të PD
Damian Gjiknuri: Po do vijnë. Tani do vijnë se si duket fjetën i çik se kanë qenë gjithë natën aty. Tani do vijnë.
Arben Keshi: Nuk kam fjetur fare
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ja tani do vijnë.
Arben Keshi: Që të vijnë të dalin nëpër qendrat
Damian Gjiknuri: Patjetër, patjetër...
Arben Keshi: vëzhguesit e atyre janë nga rrethet, askush nuk i njeh
Damian Gjiknuri: E di, e di. Ashtu i kanë sjellë ata se nuk kanë besim tek ata të vetët. Unë do të çoj disa çuna ti kesh aty, një furgon të jetë aty.
Arben Keshi: Mirë, mirë
Damian Gjiknuri: Po i nis disa që të jenë aty, do vijnë tek shtabi jot. Të jenë për çdo rast. Të mos dalin sepse janë nga ata tipat problematikë por gjithsesi të jenë aty për çdo rast.
Arben Keshi: Mirë.
Në përgjimin numër 9, Arben Keshi komunikon ne telefon me shefin e Komisariatit numër 5, të Kamzës Sali Skurën, ku e pyet për lëvizjen e autobusë nga Kamza në bashkinë e Dibrës. Nga biseda e përgjuar mes koordinatorit elektoral të PS në Diber dhe Sali Skurës, bëhet me dije se Xhelal Mziu kishte organizuar bashkinë e tij për zgjedhjet që do të mbaheshin në Dibër. Skura i thotë Keshit se “kemi bllokuar disa autobusë, por disa ia anuluam me miqësi”, ndërsa i uron fitoren. Edhe kjo telefonate, si disa te tjera, tregojne perpjekjet e Arben Keshit dhe te Partise Socialiste per te mbrojtur voten ne zonen e Maqellares nga presionet te organizuar nga Partia Demokratike permes bandave te drejtuara nga Flamur Noka, deri edhe transportimin me autobuse "te zgjedhesve" nga bashkia e Kamzes.
Arben Keshi: Po.
Sali Skura: O Beni, Sala jam
Arben Keshi: Hë mo, ca bone.
Sali Skura: Ckemi, si ia çove?
Arben keshi: Mirë, si ia kalove ti?
Sali Skura: Hë mo?
Arben Keshi: Nuk e di. Mirë më duket, por ke parasysh thes i mbyllur.
Sali Skura: Po po po, si duket situata?
Arben Keshi: Po mirë.
Sali Skura: Jo, flas nga pjesëmarrja, si e shikon ti?
Arben Keshi: Aq o sa kanë marrë vazhdimisht, ke parasysh te 52 përqindëshi....
Sali Skura: Si shkon Maqellara, si përafrohet?
Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë me thon të gjithë, por të shohim, se themi vetë ne mirë, është zonë e palexueshme kjo.
Sali Skura: Po, po e vërtetë.
Arben Keshi: A erdhën shumë mbrëmë këtej mo?
Sali Skura: Ëëëë?
Arben Keshi: A erdhën shumë autobusë mbrëmë?
Sali Skura: Jo, jo, nja 7 i bllokuam.
Arben Keshi: I bllokut ëëëë?
Sali Skura: Po, po i futëm në listën e bllokimit, të tjerët ia anuluam kështu me miqësi…e me kështu....
Arben Keshi: Shumë mirë.
Sali Skura: Mirë Beni, me kujdes vëlla. Hajde me fitore.
Arben Keshi: Rrofsh
Përgjimet kanë nxjerr në pah një fakt tjetër interesant. Nga biseda e përgjuar mes koordinatorit elektoral të PS në Dibër, Arben Keshi dhe Sali Skurës, shefi i komisariatit nr. 5 në Kamëz bëhet me dije se Xhelal Mziu kishte organizuar bashkinë e tij për zgjedhjet që do të mbaheshin në Dibër. Nga përgjimi del se Xhelal Mziu në 2016 kishte çuar afro 500 vetë në Lurë duke i sistemuar në hotel. Me çfarë parash i çonte Mziu qytetarët e Kamzës në Lure? A votonin ata edhe në Kamëz edhe në Lure?
Arben Keshi: Urdhro
Sali Skura: Hë Beni, Saliu jam
Arben Keshi: Kush?
Sali Skura: Sala në Kamëz, Sal Skura
Arben Keshi: Hë more ckemi?
Sali Skura: Si je vllai?
Arben Keshi: Mirë, si ja kalon ti?
Sali Skura: Mirë, hë u lodhe?
Arben Keshi: Hajde mo lodh
Sali Skura: Si je t'u shkuar
Arben Keshi: Mirë po na këputët ju të Kamzës
Sali Skura: Po, pra po
Arben Keshi: Bllokoni autobusët e Kamzës
Sali Skura: Po, pra kemi nxjerrë postblloqet, të shohim, nesër nga ora 3 kan me u nis, 3:30
Arben Keshi: A keni ndonjë informacion sa bëhet llafi me u nis?
Sali Skura: Nga ora 03: 30 do të nisen, i kemi marrë masat?
Arben Keshi: A janë shumë?
Sali Skura: Po për Zotin mendohet 450, 500 veta
Arben Keshi: I ka organizuar Xhelali?
Sali Skura: Xhelali ka organizuar tërë bashkinë, i ka çuar te turizmi i ri në Lurë, kupton?
Arben Keshi: Po, po
Sali Skura: Maqellara si duket?
Arben Keshi: Maqellara është mirë se s'ka prej Kamze në Maqellarë, nga krahu i Xhelalit nuk kam asnjë
Sali Skura: Problem është Lura
Arben Keshi: Lura, Reci, besoj
Sali Skura: Lura, Reci, gjithë ajo krahinë atje. Me komisionerët besoj, ma do mendja... (nuk kuptohet audio)
Arben Keshi: Po, po sigurisht
Sali Skura: Po qyteti, si duket qyteti?
Arben Keshi: Edhe qyteti mirë është, pjesa këtej Lurë, Reç këto që po bie Xhelali
Sali Skura: Po pra po. Melita nuk ka çfarë të bëjë me kodet?
Arben Keshi: Jo, jo vëlla, nuk ka çfarë të bëjë në botë. Thjesht kanë gjendjen civile por nuk kanë çfarë të bëjnë.
Sali Skura: Se i pamë sot dhe i ndoqëm nga mbrapa gjithë ditën. Që nga mëngjesi domethënë. Hajde të uroj fitore.
Arben Keshi: Aq bëhet fjalë për 450 votues? Po sot ka ardh me njerëzit e vet, të tjerë këtu në Lurë?
Sali Skura: Po po e ke parasysh vetë. Ai dërgoi furgona. Kemi vendosur postbollqe, në tre pika. E bëmë edhe dje.
Arben Keshi: Vetëm këtë pjesën e informacionit, është vetëm Lura apo edhe ndonjë zonë tjetër, ta dimë pak a shumë.
Sali Skura: Po, po kemi sinjal këtej, nga krahu këtej që mund të shkojnë
Arben Keshi: Aha rruga e parë, po i bien andej.
Sali Skura: Po
Arben Keshi: Mirë, shoku rrofsh.
Sali Skura: Mirë Beni, Suksese.
Arben Keshi: Kalofsh mirë
Sali Skura: Me fitore
Përgjimi numër 7 është një telefonatë mes Arben Keshit dhe drejtorit të Arsimit në Dibër, Drini Gjeci
Arben Keshi: O Drin!
Drini Gjeci: Hë mos si je? A je mirë?
Arben Keshi:Mirë, si shkove ti?Me shëndet, a je lodh?
Drini Gjeci: Nga pak, si ja çon ti?
Arben Keshi: Mirë, mirë. Si është puna andej?
Drini Gjeci: Mirë.
Arben Keshi: Është mirë puna?
Drini Gjeci: Mirë duket.
Arben Keshi: Ka lëvizje andej?
Drini Gjeci: Jo.
Arben Keshi: Nuk ka shumë ë, mirë.
Drini Gjeci: Jo.Çfarë ke bërë ti?
Arben Keshi: Hiç, lëvizje e madhe këtej.Ty ec jena.
Drini Gjeci: A thua të kanë dëgjuar ata drejtorët?
Arben Keshi: Vallahi merri në telefon një nga një. Ditën e hënë keni shkuar për lesh, merri të gjithë. Të gjithë drejtorët në telefon, të marrin një nga një dhe të raportoni për kë keni marrë në telefon. Po flejnë gjumë, përveç se me Gëzimin dhe Arjanin, me asnjanin nuk kam fol.
Drini Gjeci: Çfarë ti marr në telefon, asaj Haxhiqimes nuk kam çfarë i them, asaj tjetrës, gra janë ato, hajde.
Arben Keshi: Ore gra e burra çfarë të jenë. Do t'ja kujtoni një më një të gjithë mësuesve sipas listës i keni pru aty nëse ditën e hënë duan të jenë në punë. Se nuk duan në p*** të sëmës do t'i çoj se jua kam q* robt.
Drini Gjeci: Ja t'i marr Drini në telefon tani.
Arben Keshi: Mirë
Arben Keshi: Nuk ka ardhur. E ka te fikur telefonin, por nuk po vjen.
0686913636: Ah, dëgjo vëllain këtu
Arben Keshi: Hë
0686913636: Ai që nuk pranoi ofertën këtë javë
Arben Keshi: Po
0686913636: Ka ardhur duke më kërkuar. Është këtu xhaxhai i vet.
Arben Keshi: (Qesh). Mirë, e di vetë.
0686913636: Kështu ti. Ai Xhevati thotë mbarova punë.
Arben Keshi: Mbaroi
0686913636: Ndërsa e dyta është rreth ...(Nuk kuptohet)
Arben Keshi: Ta shkruaj me mesazh sepse nuk flas dot
0686913636: Ok
Arben Keshi flet me dy persona të paidentifikuar në dy telefonata me numra të ndryshëm telefoni.
Arben Keshi: Hë mo
068 69 13 636: A u nis ai
Arben Keshi: Po mo për Çakran
068 69 13 636: E, për zotin nuk ka lëvizur hic
Arben Keshi: Jo nuk ka lëvizur o burr. Sa më mori, më tha ka mbaru me gjithë ata që ka polic. Lëri se të disinfomojnë o shok, siç u ngatërruan me Tanin dhe ata se nuk ka qenë në list hiç ajo Uruçi.
068 69 13 636: Më mori Nexhipi për.. (nuk kuptohet se cfarë thuhet)
Arben Keshi: Nexhipi (nuk kuptohet) ndoshta nuk ka qenë në listë. Më jep emrin, të takoj Shabanin
068 69 13 636: Ma jep emrin e Nexhipit ta marr unë në telefon
068 69 13 636: Ok
Telefonata e dyte
Arben Keshi: Xhabir Elezi, Sokol.
067 55 90 725: Po
Arben Keshi: Ka ndonjë gjë, i ke dhënë gjë s'i ke thënë, s'e di
067 55 90 725: Po po të dyve
Arben Keshi: Ai ka ardhur këtu thotë jo
067 55 90 725: Ka ardh Xhabiri? Merre me vete, bjera nga unë
Arben Keshi: Mirë
Telefonata e trete
Arben Keshi: E ke aty apo flet kot ai?
068 69 13 636: Jo mo do të duash ti ta sjell
Arben Keshi: Ai thotë merre me vete, sepse i thash e kam me vete. Merre me vete tha dhe ma sill mua. Unë ja kam dhënë - tha.
068 69 13 636: Ok.
Në këtë pjesë të përgjimit, Bild shkruan se Arben Keshi flet me një person që sipas tyre është mësues.
Arben Keshi: Hë mo
0686434568: Dëgjo mo, kam një Altin këtu te Shtabi, s'e njof unë.
Arben Keshi: S’di gjo, i kujt është Altini?
0686434568: Isuf Qokut, një ish-nxënësit tim
ArbenKeshi: Po po, ç'a ka ai
0686434568: Ai ka ni problem, problemi i atij është kështu. Ai do nja 200 mijë lekë. Thotë kam katër vota, do fejohet në Tërnovë. Nuk e di, tha, unë kam fol me Shemsiun tha, e komunikova pardje sa u ndamë me atë.
ArbenKeshi: Po
0686434568:I thash atij, Kolashitit, gjithë rrugës sa u ndamë, i thash edhe Anës, ja thashë o vlla në emër tënd.
Arben Keshi: Jo në emër tim ore
0686434568: Ia thashë o vlla në emër tand, në emër tim, në emër të drejtorit të arsimit, ja komunikova. E mbarova atë punë. Edhe Gëzim Hoxhën që e kisha problem pak se ka qenë në Itali, në Amerikë, edhe erdhi sot. Vjehrra ime është mbesë e Ismail Merlanit.
Arben Keshi: Po e kam parasysh
0686434568: Nëna e Merlanit dhe Gëzimi, janë kushërinj ata.
Arben Keshi: E mirë ok
0686434568:Eshte e mbaruar ajo pune. Bujar Kurtazën e kam komunikuar prapë sot dhe Vehbi Muhametin, atë e ke...kunata e Vehbiut është mbesa e Rem Ramës.
Arben Keshi: Ato vllaznit e Vehbiut na kan rraf tu u zonë, ti thu
0686434568: Jo s'ka lidhje me ata fare ai nuk është përzi. Nëse ke informacionin më të vogël ma thuj mu. Unë unë ti kam mbaru të gjitha punët pa përjashtim. Dhe bëja të qartë atij se ia kam bërë të qartë në sy Bujar Spahiut. Troç ja kam thënë mu para lokalit të Begut.
Arben Keshi: Po mirë në rregull.
Në këtë pjsë të përgjimeve Arben Keshi flet me një person të paidentifikuar që mban numrin e telefonit 0685922860
Arben Keshi: Ku je zhdukur
0685922860: A u lodhe?
Arben Keshi: Ku shkove?
0685922860: Jam te Tasia, këtu poshtë.
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasia
Arben Keshi: Ku?
0685922860: Tasie Lleshi
Arben Keshi: Po, çfarë thotë?
0685922860: Nuk do ai Refiku
Arben Keshi: Po në rregull, mirë
0685922860: Ai tha te 30, nëse nuk është 30 nuk ashtu…
Arben Keshi: Po leje, nëse nuk i duan leje, të shkojnë te PD-ja.
0685922860: Okej, dakord.
Në pjesën audio të përgjimit të dytë është deputeti Artan Gaçi, tashmë jo më në parlament, me Artan Keshin. Gaçi informon Keshin per konsideraten e larte qe ka kryeministri per ate dhe per punen qe ka bere. Edhe kjo telefonate vendoset ne klimen e presionit te organizuar nga PD ne zonen e Maqellares, te ciles Arben Keshi ka mundur t'i beje nje rezistence te forte duke arritur te fitoje, siç kishte ndodhur ne 2011 ''por ashtu ndodhën ca me kutitë tha''.
Arben Keshi: Mirëmëngjes!
Artan Gaçi: Mirëmëngjes, ç'a bërë?
Arben Keshi: Mirë si kalove ti?
Mirë ja pimë një kafe në Ndroq me shefin e madh. Edhe me superlativa për ty.
Artan Gaçi
Koment i redaksisë Shqiptarja.com - Tek kjo fjali e Artan Gaçit, Bild që ka bërë transkiptimin në anglisht të audio përgjimit, bën një tjetër përkthim ku shkruan: Qëndruam, bëmë qejf me bosin e madh (këtu Bild vë në kllapa emrin (Edi Rama).
Arben Keshi: Faleminderit!
Artan Gaçi: Jo nga ai, unë po e po por nga ai. Më tregoi historinë e 2011-ës dhe gjithë këto. I ke pikët maksimale.
Arben Keshi: Ishalla kthehen në realitet mo se ngela...u bënë tre vjet
Artan Gaçi: Vlerësim të jashtëzakonshëm. Gjithë Maqellarën ta vinte ty. Ai është tha personi. E ka kopsitur tha, e ka bo, komplet th gjithë gjënë. Edhe në 2011-ën fitoi tha, por ashtu ndodhën ca me kutitë tha.
Arben Keshi: Hajt mo ca të bësh ashtu ka qenë shkrujt.
Artan Gaçi: Merita e Benit tha.
Arben Keshi: Rrofsh shumë faleminderit!
Artan Gaçi: Desha me ta thonë, që të ashtu...kur të vish në Tiranë lidhemi.
Arben Keshi: Mirë faleminderit!
Hyra në faqen e gazetës BILD në internet, por nuk i gjeta këto publikime. Dikush e di ku janë publikuar vërtet? Faleminderit
PërgjigjuMire po e supozojm qe Rama ra dhe do ket zgjedhje te reja pa te hic fare, kush do behet kryeminister? Qeveria Rama ka shum probleme po ajo esht e keqja ma e vogel midis Lulzimit, Monikes, Saliut ose Ilirit. Deri sa te dalin nje lider me I zoti se Rama kta te tjeret le te lehin si qent droga droga krimi krimi.
PërgjigjuE gjithe kho eshte normale per nje popull qe ka derguar vetem ne Itali mbi 40.000 vajza/motra/nena te veta te punojne si prostituta. Besoj qe mjafton ku argumet.
PërgjigjuNuk po i hyj pergjimeve nqs jane te vertete apo babale, komentin po e bej per gjithe shqiptaret aty. Jetoj ne EU qe prej mbi 20 vjetesh. Opinioni per ne ka qene sh negativ. Pas marrjes se pushtetit nga Qeveria Rama 1, opinioni per ndryshoi pozitivisht. Ka dy vjet opinioni ndryshoi prape negativisht, dhe kjo per faj te opozites qe po e shet atdheun ne kete fare feje. Me te drejte apo jo, ju me keto pergjime nuk vrate Ramen, ju vrate Shqiperine. Ju vrate rinine, ju vrate femijet, ju vrate edhe ate pak shprese qe mund te kishte ngelur. Per turp ta keni e harram qumeshti nenes e gjithe te mirat qe ajo toke ju dhuroi. Me qan zemra per njerezit aty. Ngrihuni ne paqe, hiqini keta mostra nga pushteti.
PërgjigjuPa u hetuar nuk mund botohet se eshte tip babale
PërgjigjuPo' maskaralleqet e Nul Mokes dhe Dritan Selishte nuk Jane pergjuar apo Besim Hadarmataj i ka cuar ata qe i ka interesuar PD dhe kjo na i shet ne nje pacavure gjermane. TURP PALO PROKURORI QE NUK ZBARDH TE VERTETEN POR LEJON ZJARRVENESIT E 97 TI VENE ZJARRIN PERSERI Shqiperise
PërgjigjuKot per kuriozitet si del blerja ne kete bisede?!!! Se budalla hesapi jam Arben Keshi: Se di, mirë , mirë, mirë me thon të gjithë, por të shohim, se themi vetë ne mirë, është zonë e palexueshme kjo. Sali Skura: Po, po e vërtetë.
PërgjigjuPjerin Ndreu thot po nuk na dha voten transferone qe te henen. Damiani thot kush e ka ba transportin e lekve dhe do ju qoj nje furgon me gangstiera ti keni ne staf. I behet presion qe a votove apo jo se do japesh llogari e ju thoni ku ka intimidim????????? A dini me lexu shqip? Qeveri fiks kriminele e zhytur ne banda.
PërgjigjuKam besuar qe gazetat gjermane te pakten Jane serioze !!! te botosh dhe ta besosh SE me keto pergjime Mund te arish nje qellim cilido qe te jete ai atehere ose kjo gazete ka nje Problem te madh ose dikush ka humbur mendjen dhe po i bie murit me koke dhe mendon SE duke blere nje Gazete gjermane mund ta thyeje murin edhe me koke !!! Gjermanet nun blien kollaj por kur i ble ata heqin edhe breket .Keshtu shpjegohet nje nivel kaq ulet i nje gazete gjermane ! Turp i madh per nje gazete demek prestigjoze ???????
PërgjigjuNuk eshte gazete serioze lexoni cfare eshte dhe per se akuzohet per ta kuptuar. Dhe nuk eshte nje po shume
E gjithe kjo lufte per te marr pushtetin ne tavoline...po te ishte qe me vertet Basha do me shume drejtesi sesa karrige...atehere ai do i drejtohej gjykatave nderkombtare...dhe jo BILD-it...
Përgjigju@Maqo ke te drejte, me sa kuptoj kjo eshte thjeshte per krijim terreni dhune per ditet ne vazhdim...
Basha do i drejtohej zgjedhjeve po do vetem pushtet ne tavoline se nuk ia del ndryshe.
Duhet te hidhet me gjyq kjo gazete pacavure kjo leter higjenike dhe ky gazetar injorant
PërgjigjuKetu me keto pergjime me teper demtohet pd sepse cfar donin 500 veta nga kamza ne diber kur ata votojn ne kamez u dashka te viotokan dy here nje here ne kamez dhe mbasdite ne dibet ose flamuri qe bente presion komisioneteve ose dhunen qe perdori dhe sa pet voten ne cdo vend kerkohet vota me bindje apo miqesi nje vert ne uje beri ky gazetari i blere gjerman. Pd ne vend te vinte vetulla i nxori syt vetes
PërgjigjuNdryshimi midis Ps me Pd,Lsi eshte se keta te fundit jane kthyer ne dixhital me lajme expres,one line,me shpejt e marin vesh ata se policia,e dyta sado te perpiqet Ps te "bleje votat" eksperiencen e pd nuk e ka,e treta Pd te vret naten e te qan diten.
PërgjigjuShiten sufllaqe me shumice e pakice.
PërgjigjuCa veni je plako te kapim nai ofert hahahah. Je i modh
Pergjoni,pergjoni nate e dite,prape asgje nuk ndryshon ne ju njohim shume me mire se ky Bildi juaj qe e paguani me leket tona,kjo gomardare nuk ju shpeton dot ju zullumqaret e PD-LSI,ju njohim shume me mire se Bild sa ju vlen lekura.
PërgjigjuKete shtrin te Bild e financuar nga klientja e perhershme e PD Doris Pak Jane vetem trillime dhe shantazhe normal keto Jane mesuar me Babalet turp prokuroria te hetoje dhe keta do te dalin sapllak fare keta kujtojne se Shqiptaret Jane budallenje si vetja e tyre TURP
PërgjigjuPo nuk i hetoj nje prokuror do ti hetoj secili nga ne dhe nzjerim konkluzjone sipas secilit prej nesh? Nuk na interesoojn fare. Ate qe ka ber saliu i kalojn imagjinates. Edi flm per vetingun
PërgjigjuSa rende!!
PërgjigjuKjo babale parti nuk ka shprese tjeter per te ardhur ne pushtet vec pergjime dhe sajime alla babale,te gjitha i din populli sa keni bere ne fushate,asgje te re nuk na keni thene,i dime te gjitha me mire se Bild,mos u lodhni gjer ne Gjermani e mos paguani kot se ne ju njohim me mire se bildi juaj.
PërgjigjuOre kush vertetohet se ka paguar futeni ne burg po kryeministri me duket sikur nuk ka permendur para ketu pastaj me llogje kavaje do perballet PD me PS? Cjane keto budallalliqe telefoni ca me tha cfare i thashe. Keto jane pavlere juridike vertetoni akuzat. Basha po akuzohet per tradheti ndaj atdheut keta nxjerrin icizime idjote. Fakte fakte si Nik Muzin dhe Ruset. Putini me Luan Ramen keto jane serjoze jo breket e grisura te Shukriut.
PërgjigjuIk ore pirdhuni me gjith bild ju .... ca ka ketu per te then ... ai eshte kr j partise socialiste te shqiperise dhe nr do flas ne fushate me antaret e tij... plera .. po nxirni pergjigjemt e pd dhe shofim
PërgjigjuTek ajo pjesa e pare konfirmohet qe PD eshte bande qe rreh dhe intimidon njerezit per vota. Tek biseda e fundit konfirmohet qe keta te PS kane blere vota.Prokuroria ti marri te pandehur dhe kete Krashin po edhe Mulin se edhe ai ka ushtruar dhune.
PërgjigjuPo cka ketu rama ka te drejte me fol, plus rama nuk paska then sa vodhe a ca vodhe. Ketyre i ka ikur serioziteti komplet
PërgjigjuKu esht problemi?
PërgjigjuPergjimet Jane origjinale, duke qene se jam me 8 klase shkolle me spiegon dikush se ku mutin eshte vjedhja e votes??? Se po nigjoj vetem bisseta ca bo si ja kalo bravo se na ndero. Ore ku flitet qe sa vota vodhe sa fute Brenda e sa nxorre. Hajde hajde, rrumpall hesapi. TASHI PD NUK DUHET TE HYJE FARE NE ZGJDHJE DHE PER MENDIMIN TIM TE SHKRIHET SI FORMACION POLITIK.
PërgjigjuTe paskan verbu dh ty!
hahahah, e ca esht kjo, qe mul noka esht nje malok i peshtire kjo dihet, po ca esht ky budallik pergjim pa asnje kuptim.
Përgjigjuedhe ku eshte shkel ligji elektoral ketu late nam
PërgjigjuJo o vasil rama behet edhe me i forte ti u dhkaterovd tu bllokus passports per America
Te verber!