TIRANË- Përjashtimin e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe nga PS, kryedemokrati Lulzim Basha e sheh si një taktikë të kryeministrit Edi Rama "për të larë duart". Në reagimin e tij, fill pas mbledhjes që Rama pati me kryebashkiakët, Basha tha se kreu i qeverisë e bëri Tushen "kokë turku", por shtoi se më i korruptuari është ai.

"Mund të lash duart me një kryebashkiak të korruptuar apo të bësh koka turku bedelët e tu në atë sallë, por shqiptarët e dinë mirë se peshku qelbet nga koka", shkruan Basha.

Bashkangjitur reagimit të tij, numri një i demokratëve ka publikuar edhe një foto ku Shqipëria renditet mes vendeve më të korruptuara në botë mes Zambisë dhe Marokut.  Rama mblodhi kryebashkiakët ku ua bëri të qartë që nuk do të tolerohen do t'u gjenden parregullësi në tendera, siç ishte rasti i Tushes, i akuzuar për shpërdorim detyre.

Postimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha