Përlotet Merita Halili: Kam sakrifikuar shumë për vajzat, i vija pambuk te veshët (VIDEO)
Këngëtarja e madhe e muzikës popullore Merita Halili nga studio e “Rreze Dielli” tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Emocion dhe përlotje ka patur mëngjesin e sotëm në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe kur një nëne i përmenden më të shtrenjtët e saj, fëmijët. Flasim pikërisht për këngëtaren e madhe të muzikës popullore Merita Halili e cila nga studio e “Rreze Dielli” tregoi sakrificat e një nëne me 3 fëmijë të vegjël në një vend të madh e të largët si Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke folur për vajzat e saj këngëtarja nuk kishte si ti mbante lotët.
"Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë. Sa herë që flas për to emocionohem.",- tha këngëtarja për vajzat e saj në studion e "Rreze Dielli"
Merita eshte nje zonje e ndershme,kengetare me merita te larta. I deshiroj gjithe te mirat me familje. Jemi me fat qe kemi ne mesin tone nje kengetare qe na le mbresa dhe na kenaq shpirtin, e me Raifin se bashku jane te paaritshem ne muziken folklorike. Me te mira
Përgjigju
Shqipetaret: 16/07/2019 14:57
Lum Shqiperia qe te ka Merita je nje vlere qe nuk ka cmim, faleminderit qe na jep kenaqesi me zerin tend unikal te urojm gjith te mirat e kesaj bote.
Merita eshte nje zonje e ndershme,kengetare me merita te larta. I deshiroj gjithe te mirat me familje. Jemi me fat qe kemi ne mesin tone nje kengetare qe na le mbresa dhe na kenaq shpirtin, e me Raifin se bashku jane te paaritshem ne muziken folklorike. Me te mira
PërgjigjuLum Shqiperia qe te ka Merita je nje vlere qe nuk ka cmim, faleminderit qe na jep kenaqesi me zerin tend unikal te urojm gjith te mirat e kesaj bote.
Përgjigju