Përplasen 2 makina te ‘Ura me harqe’ në Milot, ndërron jetë drejtori i zyrës Arsimore në Kukës! 2 të plagosur (VIDEO)

MILOT- Një aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçari ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se viktimë ka mbetur Fitor Ollomani, drejtori i zyrës Arsimore në Kukës, ndërkohë që bashkëshortja e tij ka mbetur e plagosur dhe është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Ura me harqe", ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, për shkaqe ende të paqarta.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në vendin e quajtur "Ura me harqe " mjeti tip" Benz" me drejtues shtetasin Z.L., dhe pasagjer shtetasin Gj.T., është përplasur me mjetin tip "Volksëagen" me drejtues shtetasin F.O., 35 vjeç dhe pasagjere shtetasja A.M.

Për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i mjetit " Volksëagen " shtetasi F.O., dhe janë kanë marrë dëmtime dhe janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë pasagjerja A.M.,dhe drejtuesi i mjetit tip " Benz" shtetasi Z.L. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

 Viktima Fitor Ollomani

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:44
Ndërroi jetë pas aksidentit te 'Ura me Harqe', 35-vjeçari drejtori i zyrës Arsimore në Kukës! Po dërgonte gruan për të kryer testin e kualifikimit

1620470317_FITOROLLAMANI.jpg

Fitor Ollomani, drejtori i zyrës Arsimore në Kukës, ka mbetur viktimë e një aksidenti të rëndë mëngjesin e sotëm te Ura me Harqe në Milot.

Burime për Report Tv bëjnë me dije 35-vjeçari po udhëtonte së bashku me bashkëshorten në drejtim të Tiranës, pasi kjo e fundit me profesion mësuese kishte sot testin e kualifikimit në matematikë.

Por përplasja me një mjet tjetër ka qenë fatale, duke i marrë jetën 35-vjeçarit, ndërkohë që bashkëhsortja e tij është dërguar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Fitor Ollomani ishte një prej figurave më të spikatura të Arsimit në Kukës. Edhe pse i ri në moshë, karriera e tij ngjiti shkallën e profesionalizimit. I diplomuar për Gjuhë-Letërsi, Fitori punoi si mësues e me pas si inspektor e specialist në Drejtorine Rajonale të Arsimit në Kukës.

Gjate kësaj periudhe mbrojti dhe mori graden e Doktorit te Shkencave. Humbja e tij, pikelloi jo vetëm familjen dhe të afërmit e tij, por edhe trupën pedagogjike dhe mbarë Kukësin.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë