VLORË-Dy aksident me motor kanë ndodhur në qytetit bregdetar të Vlorës, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Aksidenti i parë ka ndodhur në 'Lungomare' ku një motor është përplasur me një automjet. Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i lënduar.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të spitalit Rajonal të Vlorës, ku një motoçikletë është përplasur me një makinë ku si pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
Komento