Një 40-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Greqi, pas një aksidenti automobilistik që ndodhi këtë të enjte në Selanik .
Mediat greke informuan se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 të mesnatës, në rrugën “26 Tetori” në zonë e Sfagion, në Selanik. Mësohet se 40 vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, po kalonte rrugën, kur një makinë ka kaluar me shpejtësi duke e plagosur për vdekje. Sipas mediave vendase ka qenë një 20-vjeçar grek i cili kaloi me shpejtësi me mjetin e tij duke e plgosur për vdekjen 40 vjeçn shqiptar.
Ndërkohë, bëhet e ditur se policia greke po vazhdon hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.