VLORE - Një 37-vjeçar me iniciale E.Rr banues në Dukat të Vlorës është arrestuar nga policia pasi dy ditë më parë po drejtonte mjetin skrep (fadromë) që përplasi për vdekje 60-vjeçarin Novruz Havaraj.
Ndaj 37-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale "Largimi nga vendi i aksidentit" dhe "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë".
60-vjeçari Havaraj ishte duke ecur anash rrugës në momentin që u përplas nga fadroma e një firme private që po kryente punime në këtë rrugë.
Qelbesire vlonjate!
Përgjigju