Dy aksidente brenda pak minutave! Një i vdekur në Vlorë, dy të lënduar në Korçë (VIDEO)

Dy aksidente kanë ndodhur në zona të ndryshme të vendit, një në Vlorë dhe një në Korçë, duke shënuar një viktimë dhe dy të plagosur.

Viktima është shënuar gjatë një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Orikum-Dukat në afërsi të varrezave të fshatit Fushë Dukat në Vlorë. Një fadromë ka përplasur për vdekje një 60-vjeçar, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. 60-vjeçari Novruz Havaraj ka qenë duke ecur anash rrugës në momentin që u përplas nga një fadromë e një firme private që pi kryente punime në këtë rrugë.

Pas aksidentit drejtuesi i fadromës, i identifikuar si Elton Rrapo është larguar nga vendi i ngjarjes por po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave.

Fadroma që shkaktori aksidentin në Vlorë

Një tjetër aksident, ku shënoi dy të plagosur, ka ndodhur në afërsi të fshatit Ciflig në Korçë. Dy makina një tip 'Benz' dhe një 'Mitsubishi' janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar 2 persona të plagosur, të cilët janë dërguar në spitalin rajonal të Korçës. Gjendja e tyre nuk dihet ende, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Makina tip 'Benz' e aksidentuar në Korçë

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 04/03/2020 20:11

    Jo masa te vini ju por edhe me arme te rrini tek koka e shoferit ato qe Jan destinuar te ndodhin do te ndodhin pa problem. Nuk duhen masat administrative te forta duhen sensibilizuar shoferet edhe rruget edhe sinjalistika duhet permirsuar! Duhet. Ndricimi rrugor duhen mbushur gropat mos kete gropa ne asfalt o degjenerata na dilni e na beni moral per pasigurine rrugore edhe masat! Ato qe do behen do behen nuk I ndal as edi rama as saliu e as likja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!