Përplasja e trenave në Ankara, rëndohet bilanci, shkon në 9-të numri i të vdekurve
Është rënduar bilanci i viktimave nga aksidenti i ndodhur në kryeqytetin Turk, të Ankarasë ku dy trena u përplasën duke shkuar në 9 persona numri i të vdekurve.
Pamje nga vendngjarja
Redaksia13 Dhjetor 2018, 15:28 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2018, 17:01
Të paktën 9 persona kanë mbetur të vdekur dhe 47 të tjerë janë plagosur pasi një tren u përplas me lokomotivën e një treni tjetër në kryeqytetin turk të Ankarasë, raporton agjencia e lajmeve turke Anadoly Agency.
Sipas mediave vendase mësohet se në momentin e ndodhjes së aksidentit, treni ka qenë me shpejtësi të lartë ç’ka mësohet se është bërë shkak për ngjarjen e rëndë, informuan autoritetet zyrtare.
Ndërkohë, Ministri i Transportit Cahit Turhan në një prononcim për mediat tha se tre nga viktimat ishin mekanikë të trenit, dhe një nga prej tyre vdiç në spital. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:30 të mëngjesit të së enjtes, me orën lokale. Ministri Turhan konfirmoi se “nëntë persona humbën jetën, përfshirë tre mekanikë, ndërsa 47 të tjerë u plagosën”.
Gjithashtu, sipas mediave vendase bëhet e ditur se treni ka patur rreth 206 pasagjerë në bord. Ndërkohë zyra e Guvernatorit në Ankara njoftoi, se pas përplasjes disa mbikalime po ashtu u shembën mbi vagonët hekurudhorë.
Mësohet se treni po udhëtonte nga Ankaraja drejt qytetit Konya në Turqinë Perëndimore.
Bëhet e ditur se shërbimet e emergjencës janë në gadishmëri për t’u ardhur në ndihmë të plagosur të cilët u dërguan në spital, ndërsa ambulancat qëndrojnë në gatishmëri. Policia turke dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit.