Përplasje me armë zjarri në Kosovë, vritet një i ri dhe plagoset një tjetër

Përplasje me armë zjarri në Kosovë, vritet një i ri dhe plagoset një tjetër

Foto ilustruese

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mbrëmjen e sotme në Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Sipas raportimit të mediave, i plagosuri është Valdrin Halimi nga fshati Pogragj i Gjilanit, kurse viktima është Egzon Rafuna.

 “E konfirmojmë që ka ndodhur një incident, ku dyshohet që është përdorur arma e zjarrit. Si rezultat i përdorimit të armës së zjarrit, një person ka ndërruar jetë, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjendja e të plagosurit është e rëndë por nuk kemi informacione më të detajuar nga stafi mjekësor. Ngjarja ka ndodhur në Gjilan rreth një ore më parë (21:00)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë