Kuvend/ Shehaj: Pas ndërtimit të resortit në Butrint fshihen të afërm të Gjiknurit! I përgjigjet deputeti i PS-së: Idiot i dobishëm, do shihemi bashkë në gjykatë

Parku i Butrintit dhe menaxhimi i tij janë bërë sërish ‘kalë beteje’ në Kuvendin e Shqipërisë, ku ka pasur një debat shumë të ashpër mes deputetit të PD-së, Agron Shehaj dhe ish-ministrit Damian Gjiknuri. Shehaj i cili kishte thirrur në interpelancë ministren Kumbaro tha se Qeveria ka lejuar që në një pjesë e parkut arkeologjik të Butrintit po i jepet kompanisë “Manastir Resort”, që sipas tij zotërohej nga familjarët e Gjiknurit, konkretisht nga djali i xhaxhait, i cili po ndërton atje një resort. 

Shehaj tha se ministria ka zvogëluar hapësirën e Parkut të Butrintit, për t'ja dhënë një kompanie e cila menaxhohet nga kushërinjtë e Gjiknurit dhe ku pritet që të ndërtohet një resort turistik. E ashpër ka qenë ndërhyrja e sekretarit itëPërgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri i cili tha se kjo është një shpifje dhe se bashkë me Shehajn do të shihen në gjykatën e Tiranës.

Debati:

Shehaj: Pas resortit fshihen të afërm të Gjiknurit. 'Alb Star' ka marrë 100 mln euro tendera në infrastrukturë. A ishit në dijeni ju ministre se pas resortit fshiheshin të afërm të sekretarit të Përgjithshëm, të PS, Gjiknurit? A keni pasur komunikim për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura?

Kumbaro: Kam pasur respekt për profilin tuaj si biznesmen i suksesshme dhe itinerarin tuaj e kam ndjekur me respekt. Por ju sot po përgojoni biznesmenë që bëjnë punën. Unë jam ministre Turizmit dhe jo më e Kulturës siç tha më parë edhe Tabaku. Nuk u la kazmë e sopatë pa u ngulur në bregun e Ksmailit në atë që duhet të ishte pjesë e Parkut Perëndimor të Butrintit. 3%, është brenda zonës së mbrojtur dhe pjesa tjetër është jashtë projektit të zonës së mbrojtur. Të thuash se hoqëm të gjithën, për 3% nuk me del llogaria. 

Shehaj: Çdo shqiptar do ta kishte zili! Kjo është e vogël, kjo pika e vogël do jetë një investim 28 mln euro! Ka një gënjeshtër, gënjeshtra për të mbrojtur Damian Gjiknurin. Kanë vetëm një qëllim të pasurohen. Janë njerëz që nuk kishin asgjë para se të bëheshin pronar të pikave të vogla. Kur vjen puna për të pasuruar veten, ligji nuk vlen dhe ndryshohet sipas nevojës. Disa muaj pasi shpallët investitorët strategjikë, zvogëluat hapësirën e parkut të Butrintit. ‘Alb Star' me kushërinjtë e Gjiknurit. Ish-ministri infrastrukturës i jep kompanisë miliona euro dhe pastaj bëhet ortak me to. Kjo kompani është ortake me të afërmit e Gjiknurit. Jeni në shërbim të ministrave që po pasurohen. Andi Gjiknuri kushëriri i Gjiknurit.

Kumbaro: Janë ekspertët që thonë se kjo zonë është dëmtuar. Vlerësojeni nëse një zonë duhet të quhet e mbrojtura, apo duhet të hiqet ajo pjesë që i ka humbur vlerat për të cilat ishte zonë e mbrojtur. Statusi i investitorit strategjik nuk është leje ndërtimi. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së është i zoti dhe e mbron vetë veten. Unë i dhashë shpjegimet për sa më takon. Ka një organ që duhet prokurori dhe çojini në SPAK.

Gjiknuri: Idiot i dobishëm, më mirë të më kishte thirrur mua se ministren. Me këto budallëqe që the që merresh me kushërinjtë e mi që janë biznesmenë që nga 91. Pse e sjellë gjykatën në parlament. Jo më lart se para ca ditësh ke marrë njoftim se nuk ke qenë në gjendje të paraqeshës prova. Nuk është djali i xhaxhait tim. Ti para ke. Ty ta ngrejnë topin të marrin paratë. Unë nuk jam si ty të kisha para nuk do t’i fshija. Bashkë do takohemi në gjykatë, të kam bërë padi për shpifje për këto që shpifë këtu.

VIJON...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:02
Ministrja e Infrastrukturës: E vetmja gjë që bëni ju është t'i hidhni pak baltë punës sonë! Ju vini në parlament për tu dukur bukur

Ministrja e Infrastrukturës: E vetmja gjë që bëni ju është t'i hidhni pak baltë punës sonë! Ju vini në parlament për tu dukur bukur

Akuzave për aeroportin e Vlorës dhe rrugëve të ndërtuara nga qeveria u është përgjigjur ministrja e infrastrukturës, Belinda Balluku e cila tha se nuk kanë punë tjetër përveçse të hedhin baltë në punën e tyre si dhe të duken në kuvend.

'E vetmja gjë që keni për të bërë sot është t'i hidhni pak baltë. Po i kemi bërë aq mirë arrin t'i shijoni të majtë e të djathtë. Por nga ana tjetër ju e keni kthyer në garë. Kush foli më shumë në parlament, kush u duk më bukur, po ç'taksirat kemi ne që punojmë? A mund të shkoni të bërtisni dhe të bëni garë diku tjetër? pse ne duhet këtu të vijmë të shikojmë çdo të enjte të dëgjojmë akuzat tuaja. '- tha Balluku.

M.Q./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BENI: 22/07/2022 01:50

    E VERTETA ESHTE E HIDHUR,,,,Z.GJIKNURI,,AI SHEHAJ ASNJEHERE NUK KA GABUAR,,,,EDHE AFEREN E 1 KM-20 MILION EURO,,,SHEHAJ E GJETI....PRANDAJ TREGONI VETE PISLLEQET,,PA JUA NXJERRE AI DEPUTETI I PD SHEHAJ....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë