Dy aksidente në Elbasan, 5 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë (FOTO)

Dy aksidente në Elbasan, 5 të plagosur, mes tyre një grua shtatzënë (FOTO)

Foto nga vendi i ngjarjes

Dy aksidente janë regjistruar sot në Elbasan me pasojë pesë të plagosur. Tre persona mbetën të plagosur në aksidentin e ndodhur paradite në aksin Elbasan-Peqin. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një person që lëvizte me biçikletë. Për pasojë, thotë policia në një njoftim paraprak - kanë mbetur të dëmtuar tre persona të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Elbasanit.

"Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit", thotë policia. Të plagosur mbetën 57-vjeçari me inicialet A.A, një 24-vjeçar T.H dhe një grua e cila mësohet se është shtatzënë. Ajo është 21-vjeçarja me inicialet M.H, banuese në Spille të Kavajës.

Ndërkohë që pasdite është regjistruar një tjetër aksident në Labinot, ku janë përplasur dy mjete, 'Seat' me një 'Golf'.Njëri nga drejtuesit e mjeteve sipas gazetarit Aldo Kozarja po lëvizte me mbi 100 km/h dhe ishte i dehur. Në anë të rrugës kanë qenë duke lëvizur kalimtarë që fatmirësisht kanë shpëtuar mirë. Të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Foto nga vendi i ngjarjes

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'