1768311830_jdvance.JPG

Zëvendës presidenti amerikan, JD Vance do të marrë pjesë në takimin e nesërm midis ministrave të jashtëm danezë dhe gronlandëzë dhe sekretarit të shtetit amerikan Marco Rubio.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen.

Duke folur pas një takimi të komitetit të punëve të jashtme të parlamentit danez, ai tha se JD Vance dëshironte të merrte pjesë në bisedime dhe do t'i priste në Shtëpinë e Bardhë.

Rasmussen u shpreh se Danimarka dhe Groenlanda kërkuan takimin për të diskutuar pas komenteve gjithnjë e më të forta nga zyrtarët amerikanë , përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, në lidhje me ambicien e tyre për të kontrolluar territorin.

Ministri i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen shtoi se do të takohet gjithashtu me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte të hënën për të diskutuar "çështje në lidhje me sigurinë në dhe përreth Arktikut" dhe se atij do t'i bashkohet edhe ministrja e jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt.


Lajmi kryesor:

Groenlanda: Nuk mund ta pranojmë pushtimin nga SHBA në asnjë rrethanë