‘Përtej Tiranës, ka ende 30-vjeçarë, që s’kanë shkuar kurrë në kinema, të huajt do e mendonin si xhungël”, Topi: 5 ditë me Dea Film Festival, për të riafruar publikun!

 

Në emër të rezistencës kulturore dhe me synimin e riafrimit të publikut shqiptar me kinemanë,  Festivali Ndërkombëtar i Filmit “Dea Open Air” shënon edicionin e 10-të.

“Ne mundohemi të bëjmë një miks midis një filmi të mirë, domosdoshmërisht të mirë”, kjo është e panegociueshme”, shprehet themeluesi i Festivalit Ndërkombëtar “Dea Open Air”, Edmond Topi (regjisor, aktor dhe producent gjithashtu).

 Në programin e prezantuar këtë fundjavë në Universitetin e Arteve, ku edhe do të shfaqen filmat nga 8 deri në 12 tetor, organizatorët vënë theksin tek ‘misioni’ i kësaj ngjarje kulturore.

“Qëllimi i këtij Festivali është të rikthejë publikun tek kinemaja”, shprehet më tej Topi.

Janë 38 filma nga 32 vende të botës, të përzgjedhur nga një juri ndërkombëtare.

“Nga të cilët 7 në Seksionin e filmit me metrazh të gjatë ose konkurrimin kryesor, 18 në Seksionin e filmit të Shkurtër, 6 në Seksionin e Filmit Studentor dhe 7 në Seksionin e Filmit Dokumentar”, shpjegon drejtorja artistike Mirela Oktrova.

Skenarët, sjellin histori njerëzore, si “Fluturat” e regjisorit Bujar Alimani që çel garën… Në subjektet e filmave hulumtohet mbi problematika individuale, shoqërore, deri edhe konflikte siç është agresioni rus në Ukrainë…

Pas pesë viteve në Sarandë, Festivali që mbush këtë fillim tetori vitin e 5-të që mbahet në Tiranë, vjen si ogur i mirë edhe sa i përket përpjekjeve të bëra, për përfshirjen e kinemasë në shkolla.

“Ka njerëz, të rinj, të lindur në qytete jashtë Tiranës, të cilët i kanë kaluar të 30-tat dhe nuk kanë qenë asnjëherë në kinema. Nëse ti ja thua këtë një të huaji ai do të mendojë se ti jeton në xhunglat e Afrikës”, shprehet më tej Topi.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Mozhaqi ka premtuar bashkëpunimin.

“Shpresoj që ne përmes bashkëpunimit që po bëjmë të arrijmë edhe të fusim kinemanë në Shkolla”, shprehet Topi.

Në ceremoninë përmbyllëse do të ndahen edhe çmimet fituese për 38 produksionet që garojnë.  

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës