Festivali Ndërkombëtar i Filmit 'Dea Open Air', edicioni i 10-të uli siparin me polakun e njohur Jerzy Skolimovski

 Festivali Ndërkombëtar i Filmit 'Dea Open Air', edicioni i 10-të uli siparin me polakun e njohur Jerzy Skolimovski

Filmi 'EO' nga Jerzy Skolimovski

Këtë mesjavë, në sallën Black Box të Universitetit të Arteve, publiku tiranas pati rastin e papërsëritshëm të shohë filmin fundit të regjisorit të shquar polak, Jerzy Skolimovski. Aventura e kafshës si një ëndërr psikodelike, është në fakt një film narrativ, që synon të decentralizojë në mënyrë aktive perspektivën njerëzore në shumanshmërinë e vet, duke e shtyrë atë drejt një qasjeje të re. Ylli i filmit të botës tjetër, të regjisorit polak Jerzy Skolimovski është një gomar gri i paqartë, sytë e thellë dhe të errët të të cilit mund të lexohen ose si dritare drejt humnerës ose si një pasqyrim i botës në të gjitha mrekullitë e saj - ndonjëherë edhe si të dyja bashkë - ndërsa ai endet nëpër botë, duke u përballur me një botë plot fermerë, tifozë futbolli dhe aristokratë, të zhytur në valët e fatit.
Po në Programin e Filmit me Metrazh të Gjatë, publiku kryeqytetas pati mundësinë të ndiqte të martën mbrëma një film interesant nga rajoni. Filmi  “Biznesi i kënaqësisë”, i regjisorit Goce Cvetanovski nga Maqedonia e Veriut e sfidoi shikuesin në mënyrën e tij: trafikimi i qenieve njerëzore, ashpërsia e kriminalitetit të organizuar të lidhur me të, lidhjet me politikën dhe rreziqet, ëë burojnë prej tij e mbajtën publikun edhe emocionalisht të lidhur gjatë gjithë filmit dhe ndezën diskutimin me regjisorin Goce Cvetanovski dhe njërin prej aktorëve protagonistë, Ismail Kasuni.
Në të njëjtin program, si për të ftuarit kineastë ashtu edhe për publikun festivali ofroi edhe filmat: “Më prek”, të regjisorit izrelit- Boris Kazhdan, i cili u shfaq në prani të dy aktorëve kryesorë, Susana Shalamberidze dhe Alon De Vries si edhe “Jashtë dhe Përreth”, të regjisorit amerikan, Peter Callahan.
Programi vazhdoi me të njëjtin intensitet dhe standard edhe në seksionet e tjera: 
Kështu, në Seksionin e Filmit Dokumentar u shfaqën filmat: „Universiteti i Prishtinës”, i regjisorit Ekrem Xani, me fokus historinë dhe sfidat e Universitetit të Prishtinës, “Fiki dritat, Berlin” nga Dimitris Arguriou, kushtuar efekteve të pandemisë Covid-19 në skenën e muzikës dhe lokaleve të Berlinit, “Mendje e sëmurë”, nga Danna Levy, me fokus aftësinë e kufizuar mendore në raport me jetën dashurore, “Metamorfozë“, nga Michele Fasano, i cili, frymëzuar nga "Konferenca e Zogjve" e Farid al-Din 'Attar, fokusohet në disa personazhe, për të zbuluar të përbashkëta dhe dallime në njerëz në dukje të largët a të ndryshëm, dhe “Adresa në mur”, e regjisorit ukrainas Sergej Krutsenko, me fokus luftën e parafundit në Ukrahinë dhe fillin e destinit nga njëra luftë te tjetra.
Në Programin e Filmit Studentor, publikut të ri në moshë, por jo vetëm, iu ofruan filmat “Kukafshehti” nga Karolina Belka (Poloni), me fokus dashurinë dhe ngrohtësinë e munguar, “Diçka nuk shkon”, nga Polina Khalenko (Kazakistan), me fokus pasojat e papunësisë në statusin social të individit të papunë, “Pse jo”, nga Tedi Arifi (Shqipëri), me fokus vendimin e një çifti të ri për të lindur fëmijë dhe “Kolona ajri”, e regjisorit spanjoll Jordi Huguet, me fokus vendosjen e prioriteteve midis familjes dhe profesionit.
Në Programin e Filmit të Shkurtër, publiku dhe të ftuarit ndoqën filmat: “Vetmia e ariut”, nga Grégory Lecocq (Belgjikë), me fokus kontradiktat mes detyrimeve të ndryshme të individit, “Në varrin e babait tim“, nga Javahine Zentar (Francë), me fokus kontradiktën mes dhimbjes individuale dhe normave komunitare, “Hapat”, nga Genoveva Claria, me fokus raportet midis personalitetit dhe komunitetit, “Bukuria e vërtetë“, nga Mathias Rat dhe Rossella Gabriele (Itali), me fokus marrëdhëniet prindër-fëmijë, “Tryezë për tre”, nga Álvaro G. Company (Spanjë), me fokus kontradiktën midis thelbit dhe aparencës së marrëdhënieve shoqërore, të sfiduara nga situata dhe “Unë jam këtu“, nga Vilma Kartalska (Bullgari), me fokus të papriturën dhe aftësinë e individit për t’u përshtatur me të, duke ia dalë të ruajë integritetin ose jo. 
Mbrëmja e së mërkurës mbylli edhe ofertën filmike të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit DEA OPEN AIR - Tirana 2023. Ndërsa ditën e sotme, datë 12 Tetor, juria u mbodh duke marrë vendimet që i paraprinë Mbrëmjes Gala të Ndarjes së Cmimeve DEA 2023.                                                                        

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë

'Shkodra Elektronike' fitoi Fest 63, kryetari Beci mirëpret këngëtarët në ambientet e bashkisë