Kryeministri Edi Rama, teksa preku temën e emigracionit në podkastin “Flasim”, u shpreh se të rinjtë kanë të drejtën e tyre të ikin dhe të provojnë jetesën në një shtet tjetër.
Por, kreu i qeverisë theksoi se gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë se sa është paga, teksa shtoi se “nuk bëjnë llogaritë se sa i ngelet nga rroga e tyre”.
Rama u shpreh se jetesa në Itali është vështirësuar shumë, ndërsa theksoi se me 1500 euro rrogë duhet të ndash shtëpinë, ndyshe, sipas tij, nuk merr dot shtëpi tënden me qira.
“Është vështirësuar Italia shumë. Nuk e di, ndoshta këta që ikin duan ta provojnë, kanë të drejtën e tyre. Gjëja që i ngatërron është kur dëgjojnë “Sa është rroga”, kaq dhe nuk bëjnë llogaritë se sa ngelet nga rroga. Me 1500 euro duhet të ndash shtëpinë se ndryshe nuk merr dot me qira një shtëpi tënden”, tha Rama.
Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria është në një fazë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit bën “Bingo”.
"Unë e them por s’ma beson njeri sepse thonë që ky bën propagandë. Është një fazë e Shqipërisë që kush ka pak guxim të investojë kursimet e emigracionit, bën “bingo” këtu.
Nuk diskutohet, jo vetëm në Tiranë, por kudo. P.sh, të gjitha ata që kam dërguar në Berat lënë mendjen, kështu që kudo Shqipëria ka mundësi për të bërë biznes me investime jo të mëdha. Këto bizneset e turizmit, një agroturizëm e bën njeriu, por edhe pa kantina bëhet", tha Rama.
Xh.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
64.6%
-
Të gabuar
23.9%
-
Nuk kam mendim
11.5%
Vota total: 3014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbledh sot drejtuesit politikë të qarqeve, takimi online! Në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
17 Janar, 08:04
-
Sondazhi në 'Frontline', PS merr mandatin e katërt me më shumë se 50% të votave! Rama lideri më i pëlqyer, diaspora e preferon më shumë se zgjedhësit këtu
16 Janar, 21:06
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
Çmimet ne shqiperi jan me shtrejt se ne itali Rroga 35%me italine E drejta e njeriut 10% Arsimi 0 Burrokrazia ne nivel stratosferik Edhe keto bejne propogande x mireqenie ne shqiperi!o zot,a jan aq budallenj qeveritaret apo e dine popullin injorant?
PërgjigjuQe jetesa jashte per cdo njeri qe ben pune te ndershme,eshte me sakrifica e jo fushe me lule,kete e dime,por a eshte me lehte jetesa e atyre qe jetojne ne Shqiperi?! Dje te dolen ne proteste punonjesit e pastrimit te bashkise Gjirokaster se donin rritje rroge dhe keta quhen punonjes shteterore e jo te privatit, qe i ka pagat e kushtet e punes me /mysybet/,para ca kohesh te dolen ne proteste disa punonjes te tjere shteterore nga nje qytet tjeter per te njejten gje dhe te mos flasim per pensionistet e te varferit.Po perdor Italine si shembull,por sa jane qirate ne Shqiperi,se per te blere nuk behet fjale,sa jane billat e ujit-drites,taksat,sa kushton ushqimi,ilacet,veshjet,sherbimet e tjera? Mos na trego koston e jetes ne bote,por na thuaj sa eshte kostoja e jetes ne Shqiperi.Na thuaj pak sa jane te ardhurat per person ne Shqiperi ne raport me koston e jeteses,se kjo po i largon njerezit nga vendi drejt emigracionit.
PërgjigjuZoti Rama bej noje gje per verteti Sic vem ne qe te ndimuam te huleshe ne ate karrige po aty esht hiq sal ver lal