Pyetje për doktorin
pas birrës së tretë...

Pyetje për doktorin <br />pas birrës së tretë...
Dhimbje koke nëse nuk pini kafenë e mëngjesit?
Jetojmë çdo ditë nën efektin e kafeinës, nikotinës dhe alkoolit për të shoqëruar aktivitetet tona ditore. Tashhmë kafeinën e gjejmë edhe në formatin e Red Bull-it. Është i mirënjohur efekti i kësaj të fundit në dhimbjen e kokës. Kafeina shkakton një efekt ''ngushtues'' në enët e gjakut duke kontribuar në shfaqjen e dhimbjes së kokës. Nëse harroni apo shmangni pirjen e kafesë në orët e para të mëngjesit mesiguri do të vuani nga simptomat e mungesës së saj. Në vitin 1999 revista shkencore e Farmakologjisë botoi një studim në të cilin vihej në dyshim nëse ndalimi i konsumimit të kafesë shkaktonte dhimbje koke. Dhe kjo doli të ishte e vërtetë. Simptomat përkeqësohen nëse konsumoni shumë kafe dhe e ndalni atë në mënyrë të menjëhershme. Gjithsesi, shfaqjae rëndesës së simptomave varet nga individi. Disa përjetojnë lodhje, gjendje irritimi, mungesë përqëndrimi etj.

A shkaktojnë ulçer ushqimet pikante?

Jo, ushqimet pikante nuk shkaktojnë ulçera. Ama është e vertetë që ato mund të përkeqësohen nga konsumimi i ushqimeve pikante, alkoolit, duhanit dhe përjetimeve stresante të vazhdueshme. Pjesa më e madhe e ulçerave të stomakut shkaktohen nga një infeksion i bakterit të quajtur Helicobacter Pylori ose nga mbipërdorimi i medikamenteve kundër dhimbjes si aspirina apo ibuprofeni.

Pse meshkujt kanë thithka të gjirit?
Ka një përgjigje shkencore edhe për këtë. Ne jemi gjitarë me qime të shpërndara kudo nëpër trup si dhe me aftësinë për të ushqyer pasardhësit tonë të vegjël me qumësht nga gjendrat mamare të nënave. Edhe pse femrat kanë gjendra mamare, në fillimet tona të zhvillimit embriogjenik, të dyja gjinitë janë të pajisura me to. Deri në javën e 6-të embrionale, nëse ''aktivizohen'' kromozomet seksuale mashkullore, embrioni fillon të rritet si i tillë. Më pas ai fillon të zhvillojë karakteristikat mashkullore. Thithkat dhe pak ind gjiri ngelen edhe te meshkujt si ''kujtim'' nga 6 javët e para të shtatzanisë së padiferencuar. Duhet të dini që edhe meshkujt mund të zhvillojnë Kancer Gjiri si dhe në disa gjendje të tjera shëndetësore gjiri i tyre mund të zmadhohet. Pikërisht ky zmadhim anormal i gjirit të meshkujt quhet gjinekomasti.

Tamponi humbet brenda trupit?
Kjo është një pyetje e shpeshtë dhe jo rrallë-herë ndodh që shumë femra të shfaqen në urgjencë me këtë shqetësim: ''Filli u këput dhe nuk mund të gjej më tamponin''. Leksion anatomie: Vagina është nja hapsirë potenciale, jo një kavitet apo një vrimë brenda trupit. Muret e saj janë në kontakt me njëri tjetrin deri kur diçka vendoset ndërmjet tyre. Në fund të kësaj hapsire virtuale ndodhet qafa e vaginës, cerviksi. Prandaj, mos u shqetësoni. Tamponi juaj nuk ka ku të shkojë. Kështu që kontrolloni më mirë apo drejtohuni mjekut tuaj për ta zhvendosur. Kujdes! Mos e lini tamponin për një kohë të gjatë brenda trupit tuaj.Ai mund të përmbëjë burim infeksioni.

Përse zhvillohen rrathët poshtë syve kur jemi të lodhur?
Ndjeheni të lodhur dhe kjo vihet re nga rrathët e zinj poshtë syve? Arsyeja nuk është plotësisht e shpjeguar. Lëkura poshtë zyve është shumë e hollë në krahasim me pjesë të tjera të trupit. Ajo është e vaskularizuar nga enë venoze të gjakut me ngjyrë të errët të cilat duken tejpërtej. Rrathët e errët rrotull syve shpesh herë janë gjenetike dhe kanë tendencë të përkeqësohen me kalimin e kohës teksa lëkura bëhet gjithmonë e më e hollë. Trajtimi? Ushqehuni mirë dhe pushoni mjaftueshëm.

Përse qeshim kur gudulisemi?
E qeshura është një proces kompleks e cila kërkon koordinimin e shumë muskujve në trup. Ajo rrit presionin e gjakut dhe frekuencën e zemrës. Frumëmarrja ndryshon dhe sistemi imunitar përforcohet. Pra, është një aktivitet pozitiv i organizmit. Kërkuesit kanë studiuar qëllimshmërinë e të qeshurës: ajo lidhet me përforcimin e marrdhënieve komunikuese, një lloj sinjali social. Njerëzit janë 30 herë më të prirur të qeshin në një kontekst social sesa kur janë vetëm. Raportimet tregojnë që origjina e së qeshurës daton para evolucionit njerëzor. Pra, ç' lidhje ekziston midis gudulisjes dhe së qeshurës? E qeshura që shkaktohet nga ky veprim është thjesht një refleks. Shkencëtarët nuk e kuptojnë mirë sesi funksionon, por meqënëse ju nuk mund të gudulisni veten, refleksi lidhet me elementin: surprizë.

Shtatzënë edhe gjatë periodave?
Teorikisht, po mund të ngelni shtatzënë. Nëse një grua ka një cikël të shkurtër menstrual prej 21 ditësh, atëhere ajo mund të jetë duke ovuluar në ditën e shtatë të ciklit të saj. Mund të ndodhë që kjo mund të jetë dita e 7-të nga dita që i kanë ardhur periodat, e nëse cikli i zgjat 7 ditë, atëhere përfundimi i menstruacioneve mund të përkojë me fillimin e ovulimit. E ngatërruar apo jo? Është më e lehtë të praktikoni marrdhënie seksuale të sigurta!

A mund të kryejnë invalidët marrdhënie seksuale?
Nëse një mashkull i ri, fatkeqësisht është viktimë e një dëmtimi të shtyllës kurrizore, aftësia për të patur ereksion do të varet nga niveli i dëmtimit. Burrat kanë zakonisht dy lloje ereksioni: psikogjenikë, që rezulton nga eksitimi prej mendimeve apo fjalëve, si dhe ereksioni reflektiv, që rezulton nga një kontakt i drejtpërdrejt fizik. Ereksioni psikologjik zhvillohet nga nervat që dalin nga niveli i shkryllës kurrizore ndërmjet vertebrave T10 deri në L2. Nëse ka një dëmtim të pjesshëm të shtyllës sipër këtyre vertebrave me shumë mundësi do të ketë më pak shanse për t'u zhvilluar ereksioni psikogjenik sesa kur dëmtimi ndodh poshtë këtij niveli. Ereksioni refleksiv zhvillohet nga pjesa sakrale (më e poshtme) e shtyllës kurrizore. Nëse kjo rrugë nuk është e dëmtuar, shumë meshkuj mund të kenë ereksion të këtij lloj tipi nën stimulin fizik.

A mund ''të thyhet'' organi seksual mashkullor?
Na vret përgjigjja, por është e vërtetë. Penisi nuk përbëhet nga kocka edhe pse, i erektuar, ai ngjan i tillë. Gjendja mjekësore e dëmtimit të tij quhet rupturë e penisit. Një traumë, goditje apo përkulje e menjëhershme e penisit kur ai është i erektuar mund të thyejë shtresën e trashë fibrotike që rrethon trupin e penisit. Kjo ndodh më së shumti përgjatë seksit. Ky dëmtim është një urgjencë dhe kërkon menjëherë ndërhyrje kirurgjikale!

Shkrimi u botua në suplementin ALMEDICUS

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete