Cili është shkaku që administrata ka rënë në heshtje pas zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe është krijuar një vakuum në sferën e lartë të drejtimit?
Përfundimi i zgjedhjeve dhe shpallja e rezultatit të ballafaqimit elektoral të 23 qershorit solli dhe tulatjen e administratës dhe kryesisht të drejtuesve kryesorë nëpër dikastere, në polici, në tatime dhe dogana, duke sjellë vakuum në drejtim. Ardhja e mazhorancës së majtë pas tetë vitesh në opozitë sigurisht që do të krijonte pasiguri, për shkak se disa nga drejtuesit e lartë janë pjesë e përzgjedhjes politike. Në këto kushte shkaku kryesor që administrata e lartë ra në heshtje është rotacioni politik.
 
Kur pritet të marrë fund vakuumi në drejtimin e strukturave të larta të shtetit e administratës publike?
Shtatori do të jetë muaji kur do të aplikohet struktura e re e qeverisjes, ku do të formatohen dhe riformatohen drejtori të caktuara në dikastere dhe institucionet e varësisë, të sjella këto me kujdes, duke përzgjedhur elementin më të mirë por që do të shoqërohet dhe me largime të drejtorëve aktualë që kanë qënë për tetë vite nën qeverisjen e Berishës. Kuptohet duke respektuar një më një ligjin, sikurse kanë premtuar qeveritarët e rinj.