Pyetje pergjigje per parkimin nentokeso

Çfarë ka ndodhur me sheshin “Italia”?
Dje, kryetari i bashkisë, Lulzim Basha, ka firmosur marrëveshjen për nisjen punimeve të të parit parkim nëntokësor.
Për çfarë kanë pretendime socialistët?
Sipas tyre, kjo marrëveshje është antiligjore, pasi projektvendimi për dhënien me koncesion të këtij sheshi është kthyer mbrapsht nga prefekti, dhe ai duhet të kishte kaluar sërish në këshill bashkiak, gjë që nuk ka ndodhur.
Po kryebashkiaku kishte ndonjë argument për këtë?
Ai është mjaftuar duke thënë se kjo çështje është zgjidhur.
Çfarë parashikon projekti i sheshit “Italia”?
Sipas projektit për parkimin nëntokësor të sheshit “Italia”, parashikohet që në vitin 2013, tiranë të ketë një parkim nëntokësor me 1008 vendparkimeve. Ai do të jepet me koncesion për një periudhë 35 vjeçare. 
Pse e ktheu mbrapsht prefekti këtë projektvendim?
Ky projektvendim është miratuar në mbledhjen e këshillit bashkiak të datës 28 dhjetor. Prefekti, Keltis Kruja, e ka kthyer mbrapsht këtë vendim, pasi sipas tij, këshilli bashkiak ka tejkaluar kompetencat. Që ka të bëjë me numrin e votave. Për ta miratuar në këshillin bashkiak, duheshin 33 vota.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike