Vijon të digjet prej 8 ditësh masivi pyjor në Pishë-Poro dhe Darezëzë. Situata sot paraqitet e përmirësuar, megjithatë ende dalin shtëllunga tymi.  

Avionët “Canadair”, që në orën 07:30 të mëngjesit kanë rinisur operacionin nga ajri për shuarjen e flakëve.

Krahas operimit nga ajri vijon puna për shuarjen e vatrave brenda zonës së djegur nga zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura.

Zjarri ka bërë dëme të mëdha, vlerësohet paraprakisht për 700 hektarë të djegura.

Duhet të theksojmë se kjo zonë është pjesë e Peizazhit të Mbrojtur “Pishë Poro – Nartë”.

Greqia solli që dje dy avionë, pas ndihmës së kërkuar nga Shqipëria në Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:44
VIDEO/ Riaktivizohen zjarret në Darzezë të Fierit

Janë riaktivizuar pasditen e sotme vatrat e zjarrit në Darzezë. Mbi 10 zjarrfikëse ndodhen atje për të ndihmuar për të shuar flakët.

Zjarri ka përfshirë pishat e buta.