Pylli i Pishporos në Fier prej 5 ditësh në flakë, e vështirë ndërhyrja në terren! Digjen rreth 400 hektarë tokë (VIDEO)

FIER- Zona e mbrojtur e pyllit të Pishporos në Fier prej 5 ditësh është në flakë, duke shkrumbuar deri tani rreth 400 hektarë tokë.

Situata është përkeqësuar këtë pasdite ku janë aktive rreth 30 vatra, pasi zjarri është favorizuar nga era. 

Për të shuar zjarrin janë aktivizuar 8 mjetet zjarrfikëse, 50 forca mbështetëse të bashkisë si dhe 2 buldozerë, të cilët po hapin rrugën për të mundësuar ndërhyrjen e forcave operacionale.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, ndërsa falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, bizneseve dhe pemëtarive.

Zjarrin masiv të ditëve të fundit, ai e ka konsideruar katastrofë mjedisore jo vetëm për shkak të sipërfaqes së djegur, por edhe nga ndotja e shkaktuar nga tymi.

Zjarri u riaktivizua mesditën e së mërkurës dhe vijon të jetë aktiv, 27 shtator, pasi favorizohet nga era e fortë ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme në zonën e mbrojtur të pyllëzuar me pisha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:33
Zjarri në Pishporo të Fierit del jashtë kontrollit, flakët kalojnë në zonën e Darëzezës! Neutralizohen nga forcat zjarrfikëse

 

Zjarri në Pishporo të Fierit doli jashtë kontrollit dhe flakët kanë kaluar në zonën e Darëzezës. Zjarri u neutralizua pas perpjekjesh intensive të forcave operacionale të cilat tashme janë tërhequr nga terreni në pamundesi operimi.

Ora 18:50
Vijon ende zjarri në zonën e mbrojtur të Pishporos, prefekti: Është siguruar mbrojtja e banesave

 

Vijojnë ende të jenë aktive vatrat e zjarrit në masivin pyjor të Zonës së Mbrojtur në Pishporo.

Aktualisht në terren janë aktive rreth 30 vatra zjarri për neutralizimin e të cilave janë angazhuar 8 mjete zjarrfikëse, efektivë të Forcave të Armatosura, forca të ADZM-së, 50 forca mbështetëse të bashkisë dhe dy buldozerë të cilët po hapin rrugët në pyllin e dendur që të mundësojnë ndërhyrjen e forcave operacionale.

Sipas prefektit Lefter Shehaj, vatrat vijojnë të jenë aktive, me intensitet më të ulët gjatë orëve të pasdites, ndërkohë që po raiktvizohen herë pas here, të favorizuara edhe nga era e fortë duke u përhapur në zona të ndryshme sipas drejtimit të erës.

Po sipas prefektit Shehaj, falë angazhimit të strukturave operacionale është siguruar mbrojtja e banesave, njësive ekonomike, parcelave me pemëtore e ullishte në kufi të zonës pyjorë.

Shehaj zjarrin masiv të 5 ditëve e ka kosnideruar katastrofë mjedisore, jo vetëm për shkak të sipërfaqes së konsiderueshme të përshkruar nga vatrat e zjarrit, por edhe për ndotjen e ambientit në të gjithë zonën e mbuluar nga tymi prej 5 ditësh.

Ora 14:02
Vijon zjarri në pyllin Pishporo të Fierit, flakët rrezikojnë tokat bujqësore, zjarrfikësit në terren të vështirë

 

Është rritur intensiteti i shpërndarjes në vatra të reja të zjarrit në pyllin Pishporo të Fierit.

Flakët po rrezikojnë tokat bujqësore, por është ende larg zonave të banuara.

Zjarrfikësit dhe efektivët po përballen me një terren shumë të vështirë si dhe me erën që favorizon shpërndarjen e flakëve.  

Ora 12:24
Prefekti i Fierit: Kemi tërhequr herë pas here efektivët pasi rrezikohej jeta e tyre nga zjarri në Pishporo

 

Prefekti i Fierit Lefter Shehaj ka folur për situatën serioze me zjarrin në pyllin Pishporo të Fierit.

Shehaj thotë se zjarrfikësit kanë dhe efektivët kanë qenë në luftë me flakët, ndërsa tha se herë pas here janë detyruar edhe t’i tërheqin nga aksioni pasi janë në luftë me flakët.

Shehaj shtoi se prioritet kanë qenë banesat dhe momentalisht nuk rrezikohet asnjë.

“Zona është e mbrojtur, kjo situatë ka 5 ditë që po e ndjekim. Kemi aktivizuar mjete zjarrfikësve.

Zjarri është në kurorë, që na ka vështirësuar shumë punën në terren.  Kemi tërhequr edhe efektivë herë pas herë pasi rrezikohej jeta e tyre nga zjarri.

Banesat, stanet kanë qenë prioriteti ynë. Kemi ndërhyrë edhe gjatë natës. Aktualisht nuk kemi problematikë. Ne kemi aktivizuar të githa kapacitetet tona me zjarrfikëset”- tha prefekti.

Ora 12:14
Zjarri në Pishporo, Kreu i Emergjencave Civile: Ka përmasa të mëdha, s’ka rrezik për banesat, do bëjmë maksimumin për shuarjen e flakëve

 

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka foljur për vështirësitë që kanë hasur në terrenin e vështirë të zjarrit në pyllin Pishporo të Fierit. Çako tha se përmasat kanë qenë të mëdha dhe kanë bërë ç’është e mundur që zjarri t’u afrohet zonave të banuara.

"Është masiv i jashtëzakonshëm i dendur pyjor. Ka disa ditë, me të gjitha strukturat operacionale është operuar dhe vijon të operohetr Zjarret masive në pyje të tilla, kanë vështirësitë e veta.

Sa i përket operimit, ne kemi vlerësuar situatën por për shkak të kohës në operim të helikopterit. Ne jemi duke vlerësuar situatën nëse do adresojmë pjesë të tjera për mbështetje. Sot po operojmë me mjete të tjera, buldozier etj.

Ajo që është më e rëndësishmja është ta përkufizojmë zjarrin në aspektin e rrëfimit për t’i bërë. Ajo që vlen të theksohet është se pas punës së jashtëzakonshme që kemi bërë kanë mundësuar gjatë mbrëmjes së djehsme që këtë perimetër zjarri ta mbajmë larg zonave të banuara."- tha ai/ 

Ora 12:00
Pylli i Pishporo në Fier prej 5 ditësh në flakë, përkeqësohet situata, aktivizohen të gjitha vatrat e zjarrit! Zjarrfikësit dhe FA hasen me vështirësi

1696068026_fdfdf.JPG

Prej 5 ditësh situata në pyllin Pishporo të Fierit është përkeqësuar duke aktivizuar të gjitha vatrat e zjarrit.

Zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura janë duke u përballur me një situatë shumë të vështirë në terren.

Deri tani janë djegur rreth 400 hektarë pyll me pisha në zonën e mbrojtur.

G.MO/M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/10/2023 02:47

    /TURI/,c'na duhen avionet per shuarje zjarri kur kemi satelite?! Po qirane e ketyre si do t'a paguajme po i shpenzuam parate per avione zjarri?

    Përgjigju
  • Xhoni: 30/09/2023 16:18

    Kotë ta dija po ushtaret për cfarë i coni për tu Nxjerr bojen me keq se çu ka dalë pë të mbledh plera e për të fik zjarret me Dega

    Përgjigju
  • Turi: 30/09/2023 09:14

    Ska leke ti blejne 5 avjone per shuarjen e zjarreve por per te vjedhur ka plot jua qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja