Një emigrant afgan është ekzekutuar nga rojet kufitare bullgare në kufi me Turqinë, pranë Sredets, pasi po tentonte të kalonte kufirin.Lajmi e ka konfirmuar zëdhënësi i ministrisë së brendshme bulgare. Për bullgarinë ky është rasti i parë që ky person vritet në përpjekje për të kaluar kufirin.
Sipas zëdhënësit të ministrisë bullgare, viktima ishte pjesë ë një grupi të madh emigrantësh të paligjshëm të cilët përpiqeshin të hynin në Bullgari nga Turqia.
Pasi është qëlluar ai është dërguar me urgjencë për në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të shpëtojë. radio publike bullgare BNR, transmeton se grupi i emigrantëve përbëhej nga 48 afganë të armatosur dhe me një sjellje agresive.
Rojet kufitare pasi i kanë pikasur, i kanë bërë me shenjë që të ndalojnë, por Afganët nuk iu bindën paralajmërimit për tu kthyer prapa.Ndërkohë është ende e paqartë nëse viktima u vra nga një plumb rikoshetë, si pasojë e qëllimit të ajër për të trembur turmën, apo është qëlluar në mënyrë të drejtpërdrejtë.
Kryeministri bullgar Boiko Borisov është njoftuar për këtë lajm gjatë kohës që merrte pjesë në mbledhjen e këshillit evropiane në Bruksel, ku po diskutohej për emigracionin. Pas këtij lajmi ai është kthyer menjëherë në bullgari, ku pritet të mësohet çdo të bëhet me emigrantët e tjerë.
Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com