Qëllohet për vdekje pranë shtëpisë
lojtari i kombëtares së Panamasë

Qëllohet për vdekje pranë shtëpisë<br />lojtari i kombëtares së Panamasë
Një futbollist i kombëtares së Panamasë është vrarë me armë zjarri pranë banesës së tij.
 
Bëhet fjalë për Amilcar Henriquez 33-vjeç i cili është vrarë nga persona ende të paidentifikuar pranë shtëpisë së tij në provincën Colon.
 
Mesfushori është qëlluar disa herë me armë zjarri dhe nga të shtënat janë plagosur dhe dy persona të tjerë, Josemar Pedro dhe Delano Eilson.

Ai është dërguar menjëherë në spital por më vonë u njoftua dhe vdekja e tij.  Sulmi ndaj futbollistit është konfirmuar edhe nga autoritet vendase.
 
Didacio Camargo, shefi i shtypit për Policinë Kombëtare të Panamasë, konfirmoi se Henriquez ishte qëlluar disa herë nga një makinë pranë shtëpisë së tij në Colon Provinca në veri të vendit të Amerikës së Jugut.
 
Dëshmitarët thanë se një makinë tip Nissan me ngjyrë të kuqe u pa në zonën para se mesfushori doli nga automjeti dhe e qëlloi atë dhe shokët e tij.

Në lidhje me ngjarjen reagoi presidenti i Panamasë Juan Carlos Varela, i cili dënon vrasjen dhe kërkon vënien para drejtësisë të autorëve.
 
“Ne dënojmë ashpër vrasjen e Amilcar Henriquez, ne do të japim të gjitha forcat e sigurisë së Colon për kapur ata që janë përgjegjës”, tha Varela.

presidenti ekipit te panamase
(Postimi i presidentit të Panamasë në Twitter)
 
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe Shoqata e Futbollit Panama.
 
"Na vjen shumë keq për vdekjen e lojtarit të përfaqësueses së kombëtares së Panamasë”, thuhet në reagimin e shoqatës.
 
Mesfushori ishte një futbollist që grumbullohej rregullisht me kombëtaren e Panamasë. Gjatë karrierës së tij, Henrikez numëron 75 ndeshje të luajtura me fanellën e Panamasë. Ndeshja e fundit në të cilën ai luajti për përfaqësuesen ishte në muajin mars në takimin kualifikues për Kupën e Botës ndaj SHBA-ve.

Amilcar Henriquez
(Amilcar Henriquez duke luajtur muajin e kaluar në eliminatoret e Botërorit 2018)
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)