TIRANË - Tentoi të vrasë kryetarin e Komunës Baldushk sepse e hoqi nga puna, dënohet me 15 vite burg, Altin Shabani. Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot vendimin pas kërkesës së prokurorisë.

Në vendim thyhet se, me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Shabani është dënuar me 15 vite burg pasi akuzohet se ka qëlluar në tentativë për të vrarë Elmi Allmuçë, i cili ishte kryetar i Komunës së Baldushkut.

Ndaj Shabanit ishte ngritur akuza e “vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “armë mbajtje pa leje”. Kjo ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e datës 3 qershor të vitit 2012.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)