KRUJË- Qëlloi me armë zjarri në ajër, duke kërcënuar një person për jetën, është arrestuar nga Policia e Krujës. Eduart Perlica, 20 vjeç, banues në Fushë-Krujë ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme.
Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Krujës për arsye se më “8 Shkurt të këtij viti, në një lokal në zonën e Fushë Krujës, në bashkëpunim edhe me shtetasit Bledar Çela e vëllezërit Alfred dhe Ervis Halili kanë kanosur me armë zjarri automatik, duke qëlluar disa herë në ajër shtetasin V.K”. Më pas ata “janë larguar në mënyrë të shpejtë nga vendi i ngjarjes me qëllim shmangien Policisë dhe hetimit”.
Lidhur me këtë ngjarje më 9 Shkurt u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bledar Çela. Policia bën të ditur se vijon punën për kapjen e dy shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.
Materialet “për veprat penale të kanosjes, prishjes së qetësise publike dhe mbajtjes pa leje të armëve e municioneve luftarake iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Krujë”.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com