Gjatë ditës së sotme një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin  e Elbasanit, ku një 69-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armë gjahu.Sipas informacioneve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”.
 
Sipas të dhënave të policisë, shtetasi Petrit Zenuni në kushtet e depresionit nervor është vetëplagosur me armë gjahu “Teke” në banesën e tij.
 
Menjëherë është bërë i mundur dërgimi për ndihmë mjekësore në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por më pas ka ndërruar jetë.
 
Mësohet se grupi hetimor ka sekuestruar armën e gjahut në cilësinë e provës materiale.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkaktim i vetëvrasjes”.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com