Duke filluar që nga 1 shtatori çdo aplikim për leje ndërtimi do të kryhet online. Ministria e Zhvillimit Urban, në bashkëpunim me AKSHI-n dhe kompaninë zbatuese të projektit janë duke punuar në mënyrë intensive për të përfunduar trajnimet e nevojshme deri në 1 shtator kur do jetë e detyrueshme kjo procedurë.

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte e pranishme në një nga seancat e trajnimit të stafeve të disa bashkive. Gjermeni theksoi rolin e rëndësishëm që pushteti vendor ka në mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm për shqiptarët.

Deri më 1 shtator aplikuesit kanë mundësinë të zgjedhin përmes aplikimit në formë shkresore ose atij online, pas asaj date çdo kërkesë do të jetë online. Sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit është i aksesueshëm përmes regjistrimit në portalin e-albania, që përmbledh dhe ofron të gjitha shërbimet publike elektronike, në një platformë të vetme online.

gjermeni

gjermeni

Redaksia Online 
Al.N/Shqiptarja.com